• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ceremonia e nderimit të mësuesve, Manastirliu: Meritoni më të mirën, mbështetja për ju prioritet

by B K
07/03/2025 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e “Ditës së Mësuesit”, Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi një ceremoni të veçantë në Pallatin e Brigadave, ku u nderuan disa prej mësuesve që kanë dhënë kontribut  në arsim me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe mësues nga gjithë Shqipëria. Ceremonia u hap me interpretimin emocionues të Himnit të Mësuesit nga Kori i Liceut Artistik.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu vlerësoi kontributin e mësuesve si themelor për shoqërinë, duke theksuar se puna e tyre nuk është vetëm një detyrë, por një mision që lë gjurmë të përjetshme në jetën e çdo fëmije.

“Në sytë e nxënësve, ju jeni modeli për t’u ndjekur. Në mendjen e tyre, jeni një udhërrëfyes për një të ardhme që ende nuk e njohin. Ndërsa në zemrat e tyre, këtë e dimë të gjithë, zini një vend që pastaj nuk zëvendësohet për gjithë jetën”, u shpreh Ministrja.

Duke sjellë në vëmendje sfidat me të cilat është përballur sistemi arsimor vitet e fundit, Manastirliu vlerësoi përpjekjet e jashtëzakonshme të mësuesve për të mos ndalur punën as në periudha të vështira, si tërmeti apo pandemia, ndërsa theksoi reformat dhe investimet që kanë forcuar infrastrukturën arsimore në vend.

“Në këto katër vite kemi rindërtuar më shumë se 180 shkolla dhe kemi investuar në 450 institucione arsimore, duke i pajisur me biblioteka, palestra, terrene sportive dhe laboratorë të shkencave”, tha Manastirliu.

Ministrja u ndal edhe te rëndësia e zhvillimeve teknologjike në arsim, duke përmendur investimet në 340 laboratorë inteligjentë dhe trajnimet për më shumë se 16 mijë mësues, të cilët po përfitojnë aftësi të reja në metodat moderne të mësimdhënies dhe përdorimin e platformave interaktive për shkencat.

“Jeni ju, të dashur mësues, që i jepni vlerë çdo investimi përmes përkushtimit dhe kurajës për të përqafuar të renë. Sado shkolla të reja të ndërtojmë, sado teknologji të avancuar të sjellim, në fund të ditës, asgjë nuk do të kishte vlerë pa kontributin tuaj të jashtëzakonshëm” theksoi Ministrja Manastirliu.

Në përfundim të fjalës së saj, Ministrja siguroi se mbështetja për mësuesit do të vijojë të jetë një prioritet kryesor për qeverinë, duke theksuar rëndësinë e investimit te arsimi si çelësi për një të ardhme më të mirë për vendin.

“Historia nuk ka njohur asnjë komb të fortë pa investuar tek dija, tek arsimi, tek mësuesit e vet. Ju ndërtoni të ardhmen dhe meritoni më të mirën!”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Next Post
Formimi i qeverisë në Kosovë, cilat janë kombinimet e aleancave

Formimi i qeverisë në Kosovë, cilat janë kombinimet e aleancave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com