Zbulohet arsyeja e seancës maratonë të kësaj të enjteje në Kuvend nga Partia Demokratike.
Mësohet se mbrëmjen e sotme në orën 20:00 do të zhvillohet një pritje me ambasadorët e BE, Romana Vlahutin, dhe të SHBA, Donald Lu, me rastin mbarimit të mandatit të tyre në Shqipëri.
Pikërisht kjo pritje është bërë shkak i një seance të gjatë, e cila ka nisur që prej orës 10:00 dhe vijon akoma, pasi PD kërkon që deputetët të mos jenë të pranishëm.
Strategjia e Partisë Demokratike është që të mbajë ‘peng’ deputetët në Kuvend, që të mos shkojnë te pritja e ambasadorëve.
ma.me