• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Censusi, Veliaj thirrje qytetarëve: Regjistrohuni, na ndihmon si të shpërndajmë investimet në çdo lagje

by Java News
11/11/2023 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e procesit të censusit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me administratorët e njësive të kryeqytetit, ku u bëri thirrje qytetarëve dhe i ftoi ata që të regjistrohen sepse në këtë mënyrë, Qeveria dhe Bashkia, e kanë më të thjeshtë të dinë se ku duhet të investojnë.

“Duke pasur parasysh se në Tiranë jeton shumica e popullsisë së Shqipërisë, sfida më e madhe është që Tirana të identifikohet dhe numërohet e tëra. Afati që na dha qeveria, deri në 15 nëntor, është një ditar që duhet maksimizuar nga secili prej nesh. Për ata që nuk kanë rastisur në shtëpi, kemi një numër telefoni – 0800 22 44 – ku mund te prenotojnë takimin në kohën e lirë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se këto pak ditë që mbeten duhen shfrytëzuar më së miri, për të pasur mundësinë e një qeverisjeje akoma më të mirë. Ai renditi disa zona në Tiranë që janë zhvilluar dhe populluar ndjeshëm, duke theksuar se ndaj duhet doemos që çdo qytetar të regjistrohet.

“Njësia 7 është zhvilluar shumë, po ashtu si Kashari, zona e Astirit. Ndërkohë, edhe në Njësinë 2 ka një shtesë të jashtëzakonshme popullsie, se është edhe Qyteti Studenti; janë shtuar shume edhe pjesa mes Saukut e Farkës, me një super zhvillim. Njësia 5 ngelet pa dyshim sfidë, ka qenë gjithmonë njësi që vetëm rritet e rritet. Njësia 9 po ashtu, edhe me zhvillimin që do kemi te Bulevardi i Ri; njesoj me lagjet e reja, ku strehohen familjet e prekura nga tërmeti, në Kinostudio apo në Kombinat. Censi duhet te vijë në çdo rezidencë dhe asnjë derë nuk duhet të jetë tabu”, nënvizoi Veliaj./m.j

Next Post
Reagimet/ Mediat në Europë pas vdekjes së Dwamena: Tragjedi, kujtojmë që i shënoi Interit në verë…!

Reagimet/ Mediat në Europë pas vdekjes së Dwamena: Tragjedi, kujtojmë që i shënoi Interit në verë…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë

Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë

October 30, 2026
Frikat nga kriza energjetike, 11 vende të BE-së do të lirojnë 20.5 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

Frikat nga kriza energjetike, 11 vende të BE-së do të lirojnë 20.5 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

October 30, 2026
Aeroporti i Napolit do të mbyllet për të gjithë nëntorin, shkak rinovimet! Ja ku do të transferohen fluturimet

Aeroporti i Napolit do të mbyllet për të gjithë nëntorin, shkak rinovimet! Ja ku do të transferohen fluturimet

October 30, 2026
Protesta e djeshme në Tiranë, një i arrestuar dhe dy të proceduar penalisht

Protesta e djeshme në Tiranë, një i arrestuar dhe dy të proceduar penalisht

October 30, 2026
Mbërrijnë 10 avionët ushtarakë me armatime në Izrael, të dërguar nga SHBA-të mes tensioneve me Iranin

Mbërrijnë 10 avionët ushtarakë me armatime në Izrael, të dërguar nga SHBA-të mes tensioneve me Iranin

October 30, 2026
I dënuar në Itali për drogë, zhvatje dhe armëmbajtje ilegalisht, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari

I dënuar në Itali për drogë, zhvatje dhe armëmbajtje ilegalisht, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari

October 30, 2026
Policia skoceze heton qëndrimet e ish-princit Andrew në Balmoral me Epstein dhe Maxwell

Policia skoceze heton qëndrimet e ish-princit Andrew në Balmoral me Epstein dhe Maxwell

October 30, 2026
Lituania rrit kërkesat për thirrjet ushtarake, teksa kërcënimet e sigurisë nga Rusia shtohen

Lituania rrit kërkesat për thirrjet ushtarake, teksa kërcënimet e sigurisë nga Rusia shtohen

October 30, 2026
Akademia e Shkencave mban ceremoni solemne në nderim të Luan Omarit, homazhe për akademikun 101-vjeçar

Akademia e Shkencave mban ceremoni solemne në nderim të Luan Omarit, homazhe për akademikun 101-vjeçar

October 30, 2026
Tentoi të hynte në Shqipëri, kapet në Morinë turku i shpallur në kërkim për vrasje në Shkup

Tentoi të hynte në Shqipëri, kapet në Morinë turku i shpallur në kërkim për vrasje në Shkup

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In