• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Censi i rëndësishëm”/ Mbyllet hetimi për Belerin, Bido: Vendim i shpejtë, prokuroria ka prova të pakundërshtueshme

by Java News
14/09/2023 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Ardit Bido i ftuar në një lidhje “skype” me edicionin “Special Report” foli fillimisht në lidhje me mbylljen e hetimeve për Belerin.

Ai tha se ky rezulton një hetim shumë i shpejtë, ç’ka sipas tij tregon se prokuroria ka prova të pakundërshtueshme.

Bido theksoi se thelbi i kësaj situatë është investimi i lartë politik i shtetit grek për “Belerin”.

“Është çështje nuk ka diskutim. Kemi të bëjmë me një situatë të zakonshme, ku një dosje e prokurorisë kaloi për gjykim.

Ky në fakt rezulton të jetë një hetim shumë i shpejtë i prokurorisë, çka tregon në vetëvete bindjen që ka prokuroria se ka prova të pakundërshtueshme.

Prokurorisë nuk ishte dashur të harxhojë kohën 3-vjeçare që përcaktohen në Kodin Penal për të çuar dosjen në gjykim.

Në pikëpamjen gjyqësore, nuk ka kuptim të ndërhyje, Greqia jo e jo, po as ne. As njëra palë këtu në vend.

Ne nuk e dimë nëse përgjimet e Belerit janë marrë sipas përcaktimeve të kodit penal, dhe ktë presim ta shohim.

Nga ana tjetër duke abstraguar nga ky moment që nuk ka kuptim të flasim sepse është drejtësia që flet.

Ne mund të themi sot nga përgjimet që kanë dalë në media se pavarësisht nëse provat janë apo jo me vlerë juridike, duket qartë se Beleri ka tentuar të japë para në këmbim të votave dhe ka ndërhyrje në çështje pashaportash.

Në kuptimin moral duket qartë që kjo ka ndodhur, se sa kjo do të vlejë si provë juridike, varet nga një sërë teknalitetesh që do t’i shqyrtojë gjykata.

Dua të dal në thelb. Thelbi cili është? Në shohim në investim të lartë politik të shtetit grek mbi Belerin.

Rezulton se në zonat ku ka minoritet grek, niveli nuk e kalon 15%. Janë në nivelin 14.8% në Himarë dhe 12% në Konispol.

Ndërkohë që me 20% do të bëheshin bashkim minoritar. Ligji për pakicat përcakton se bashkitë me 20% e cila i përket komunitetit, duhet të ketë tabela dy-gjuhëshe , shkolla dy-gjuhëshe, të ngrihet flamuri grek, krah atij shqiptar.

Beleri mua rezulton si një person i ndërlidhur. Sepse në 3 vitet e fundit ai ka pasur akses të japë pashaporta.

Këtë herë në Himarë kanë ardhur 62% më shumë se popullsia banuse , që është dyfishi i herës më të lartë i emigrantëve që kanë ardhur për të votuar dhe trefishi i mesatares të emigrantëve që kanë ardhur për të votuar.

Dhe kjo ndodh në prag në censit, që është një betejë për të kapur 20%” tha Bido.

Në lidhje me censin, Bido tha se dhe ë Greqinë ky cens është shumë i rëndësishëm ë të tentuar ë të kapur në mënyrë artificiale shifrën 20%, ë të fituar të drejta që i jep ligji jonë ë pakicat.

“Problemi është se mos kemi tentativë blerjeje, në mënyrë që kjo shifër të rritet artificialisht që të kalojnë shifrat e tanishme.

Qarqet nacionaliste greke, janë të investuara nga struktura të Greqisë, për të arritur shifrën artificiale.

Kështu censi është shumë i rëndësishëm,” tha ndër të tjera ai./m.j

Next Post
Detaje/ Zjarri në pallat: Kati i pestë është shkrumbuar plotësisht, në banesë ndodhej një grua shtatzënë bashkë më dy fëmijë! Kishin vetëm…!

Detaje/ Zjarri në pallat: Kati i pestë është shkrumbuar plotësisht, në banesë ndodhej një grua shtatzënë bashkë më dy fëmijë! Kishin vetëm…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In