• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cenimi i privatësisë, PS e LSI bien dakord për ligjin e kamerave të sigurisë

by Aalison Pearse Stevens
20/09/2016 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji për kamerat e sigurisë, ose siç njihet në gjuhën parlamentare “Për masat shtesë të sigurisë publike”, pritet të miratohet më në fund këtë të enjte. Shqiptarja.com siguron draftin e dakordësuar PS-LSI pas 5 muajsh bllokim. Projektligji ishte i bllokuar për shkak të dekretit refuzues të Presidentit të Republikës si dhe të mos dakordësisë së LSI-së që prej prillit. Prej 5 muajsh ky projektligj nuk u votua në Kuvend dhe as dekreti i Presidentit nuk i rrëzua, sepse LSI kundërshtonte cenimin e privatësisë si dhe kostot që do të duhet të përballonte çdo subjekt privat i detyruar të vendosë kamera në ambiente ku grumbullohen më shumë se 50 njerëz.

Në këto kushte, kryeministri Rama ngarkoi Ministrin e Brendshëm  dhe deputetin Piro Lutaj për të negociuar me Kreun e Komisionit të Sigurisë të LSI-së, Spartak Braho dhe deputetin Petrit Vasili për të dakordërduar draftin.

Shqiptarja.com ka siguruar draftin e dakordërsuar, të cilit i janë bërë ndërhyrje në 8 nene. Qysh në nenin 1, që është qëllimi i ligjit, është shtuar shprehja se synohet “zbulimi, parandalimi dhe goditja e çdo veprimtarie kriminale”. Neni 4 ka ndryshuar në pikën duke përbërë dhe ndryshimin themelor.  Kategoritë e subjekteve, që detyrohen të marrin masa shtesë sigurie tashmë do të caktohen rast pas rasti, sipas analizës së vlerësimit të rriskut që do ta bëjë Policia e Shtetit. Ndryshe nga parashikimi i mëparshëm, nuk do të detyrohen të vendosin kamera subjektet që ushtrojnë aktivitet tregtar nga ora 23:00 deri 06:00 (që mund të jenë lokalet e natës) si dhe subjektet që kanë aktivitet ekonomik, xhiroja vjetore e së cilës është mbi 10 milionë lekë.

Ndryshimet e bëra në nenin 5 shtojnë për herë të parë parashikimin që të dhënat e grumbulluara nga këto kamera publike, të mos keqpërdoren. “Ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike në bashkëpunim me Komisionerin për mbrojtjen e të dhënave personale, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, përcaktojnë me udhëzim të përbashkët ngritjen dhe funksionimin e një regjistri si bazë të dhënash qendrore apo vendore në të cilin regjistrohen subjektet që sipas këtij ligji marrin masa shtesë të sigurisë publike. Policia e Shtetit identifikon të gjitha subjektet që disponojnë dhe administrojnë sisteme të sigurisë, si kamera për regjistrim të pamjeve filmike,CCTV me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NRV/Server deri në 2 muaj apo përdorin pajisje elektronike të teknologjisë së lartë për identifikimin, në funksion të sigurisë (detektorë, ura kontrolli, reader, GPS etj.), me qëllim njoftimin dhe regjistrimin e tyre në regjistrin e të dhënave të ngritur sipas pikës 2 të këtij neni”,-thuhet në draftin e dakordësuar.

Ndryshimet e tjera janë të karakterit teknik. Sot këto ndryshime miratohen në Komisionin e Sigurisë. Ditën e nesërme do të rrëzohet dekreti i Presidentit të Republikës, dhe njëkohësisht do të votohet projektligji i ndryshuar, i cili po ashtu do të shkojë përsëri për dekretim tek Nishani.

Shqiptarja.com/d.i.

drafti-kameradrafti1

Next Post
Presidencialet SHBA, analiza: Ja pse fiton Hillary Clinton

Presidencialet SHBA, analiza: Ja pse fiton Hillary Clinton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In