• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Celibashi jep afatet për regjistrimin e partive, koalicioneve e listave shumëemërore

by A R
18/02/2025 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak orë pas miratimit nga Kuvendit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediet, ka bërë medije disa prej afateve për depozitimin e kërkesave të partive politike si subjekte zgjedhore, koalicioneve e listave shumëemërore, ashtu edhe për përfundimin e afateve të plotësimit të dokumentacionit të kandidimit, e miratimit të listave shumëemërore.

Celibashi bëri me dije po ashtu se më 25 mars do të nisin procedurat për prodhimin e fletëve të votimit.

“Më 25 shkurt përfundon afati për depozitimin e kërkesave të partive politike për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor dhe i komiteteve nismëtare. Më 7 mars përfundon afati për depozitimin e kërkesave për regjistrimin e koalicioneve.

Më 12 mars përfundon afati për depozitimin e listave shumëemërore të kandidatëve në orën 24:00. Më 17 mars përfundon afati për verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve në KQZ. Më 20 mars përfundon afati i plotësimit të dokumentacionit të kandidimit.

Më 25 mars përfundon afati për miratimin e listave shumëemërore. KQZ mund të fillojë procedurat për prodhimin e fletëve të votimit”, deklaroi Celibashi.

Ky i fundit bëri me dije gjithashtu edhe numrin e zgjedhësve të rinj që kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. Ai sqaroi se janë 57 mijë e 98 zgjedhës që mbushin moshën 18 vjeç dhe po ashtu janë 114 mijë e 780 zgjedhës të rinj, votues për herë të parë që mbushën moshën 18-vjeç një ditë pas zgjedhjeve të 2023-shit.

Next Post
VIDEO / Si është të dalësh gjallë nga një avion i rrëzuar përmbys?

VIDEO / Si është të dalësh gjallë nga një avion i rrëzuar përmbys?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In