Pogradeci ka çelur zyrtarisht sezonin turistik për këtë vit, ku drejtuesit vendorë presin rritje të numrit të turistëve.
Kapacitetet janë 2 mijë dhoma akomoduese, është edhe një numër i papërcaktuar që janë edhe akomodimi nëpër familje.
Teksa biznesi ka shtuar kapacitetet e akomoduese për turistët, bashkia thotë se ka punuar për të ofruar siguri dhe pastërti përgjatë vijës liqenore, që ndër vite ka qenë problematike
Fluksi i pushuesve nuk ka nisur, por Pogradeci gjithmonë mbetet një destinacion i preferuar për turistët vendas e të huaj.
Veç pushimeve buzë liqenit të freskët, Pogradeci ofron edhe turizmin e aventurës dhe atë kulturore./l.m










