Ka nisur gjykimi i çështjes “Xibraka” në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku u zhvillua seanca e parë gjyqësore.
Pas më shumë se 20 seancash të dështuara, gjykata më në fund ka çelur procesin sot.
Prokuroria lexoi kërkesën për gjykim këtë të martë dhe për seancën e radhës Prokuroria kërkoi që nisja e provave të bëhet me pyetjen e të pandehurit Ermal Hoxha dhe dy kolumbianëve./a.m.