Ceferin: Ja çdo ndodhë me Europianin 2021

Kur shumë kampionate europiane janë në diskutim vazhdimi, pasi një numër i madh futbollistësh kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka shkuar më tej, duke folur për Europianin që është parashikuar të zhvillohet në verën e vitin 2021, i cili u shty për këtë periudhë për shkak të pandemisë.

Ceferin është shprehur në një intervistë për “Movistar” se Europiani nuk do të shtyhet, por ndoshta mund të ketë një ndryshim të formulës, duke bërë që ndeshjet të zhvillohen vetëm në një shtet.

“Ne jemi të sigurt se do të luhet, por ndoshta vetëm në një vend”, u shpreh ai.

Ceferin foli edhe për “Final Four” një formulë e cila është përfolur se mund të praktikohet në Champions League. “Është një opsion, por pas vitit 2024. Formati i vitit të kaluar u favorizua nga Koronavirusi, por ishte interesant.

Një finale me tetë skuadra është e vështirë për shkak të kalendari, por një “Final Four”, me një javë futboll, do të ishte një ngjarje e shkëlqyeshme që mund të organizohej në qytete të mëdha. VAR? Ndihmon futbollin, por gjithashtu mund ta dëmtojë atë. Nuk ka kthim prapa, por ka shumë gjëra për t’u përmirësuar”, u shpreh Ceferin.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com