• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ç’duhet të dini për paketën e re të ndryshimeve në Kodin Penal

by A R
28/01/2026 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshime të gjera dhe thelbësore në Kodin Penal, në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me të Bashkimit Evropian dhe forcimit të luftës kundër krimit të organizuar, terrorizmit, korrupsionit dhe shkeljeve të rënda ndaj të miturve.

Ndryshimet e votuara përfshijnë një paketë të gjerë masash që prekin juridiksionin penal, rritjen e dënimeve, zgjerimin e veprave penale dhe shtimin e garancive për mbrojtjen e interesit publik dhe të drejtave themelore.

Fokus te mbrojtja e fëmijëve dhe krimet seksuale

Një nga shtyllat kryesore të ndryshimeve lidhet me ashpërsimin e dënimeve për krimet seksuale ndaj fëmijëve. Kodi Penal tashmë parashikon dënime deri në 20 vjet burg, apo edhe minimum 20 vjet në rastet kur veprat sjellin vdekjen ose vetëvrasjen e të miturit. Për herë të parë kriminalizohet edhe përfshirja e fëmijëve si dëshmitarë të abuzimit seksual, organizimi i udhëtimeve për qëllime seksuale dhe shfrytëzimi i prostitucionit me të mitur në forma të zgjeruara.

Po ashtu, përdorimi i teknologjisë për shpërndarje materialesh me përmbajtje seksuale që përfshijnë të mitur konsiderohet rrethanë rënduese, duke rritur ndjeshëm masën e dënimit.

Terrorizmi dhe siguria kombëtare

Ndryshimet forcojnë ndjeshëm kuadrin penal kundër terrorizmit. Zgjerohet lista e veprave me qëllime terroriste, kriminalizohet propaganda, thirrja publike, trajnimi, udhëtimi dhe organizimi i udhëtimeve për qëllime terroriste, edhe nëse aktet nuk janë realizuar konkretisht. Dënimet për këto vepra shkojnë deri në 15 vite burg, ndërsa për pjesëmarrje në organizata terroriste parashikohet minimumi 15 vite heqje lirie.

Trafikimi, pastrimi i parave dhe fondet e BE-së

Kodi Penal përforcon dënimet për trafikimin e qenieve njerëzore dhe të miturve, duke sanksionuar edhe përdoruesit e shërbimeve të ofruara nga viktimat e trafikimit. Për herë të parë parashikohet vepër penale e posaçme për mashtrimin që cenon interesat financiare të Bashkimit Evropian, me dënime deri në 10 vite burg kur dëmi kalon 50 mijë euro.

Në fushën e pastrimit të parave, ligji lehtëson provën penale duke hequr detyrimin për të identifikuar autorin e veprës bazë, mjafton që të provohet origjina kriminale e pasurisë.

Ndërtimet e paligjshme dhe krimet mjedisore

Ndryshimet ashpërsojnë ndjeshëm dënimet për ndërtimet pa leje, veçanërisht kur kryhen në zona të mbrojtura, parqe natyrore apo nga funksionarë publikë. Në këto raste parashikohet rritje e dënimit deri në dy të tretat dhe ndalim i ushtrimit të funksioneve publike.

Po ashtu, rriten ndjeshëm dënimet për zjarrvëniet në pyje, sidomos kur kryhen në kushte që rrezikojnë jetën e njerëzve ose synojnë ndryshimin e destinacionit të tokës.

TemA

Next Post
28 Janar 1980, dita kur CIA “prodhoi” një film për të shpëtuar jetë

28 Janar 1980, dita kur CIA “prodhoi” një film për të shpëtuar jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

March 20, 2026
Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

March 20, 2026
Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

March 20, 2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

March 20, 2026
“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

March 20, 2026
“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

March 20, 2026
Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

March 20, 2026
Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

March 20, 2026
Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

March 20, 2026
Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In