• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

CDU-ja e Merkelit jep pozitivitet, fiton në landin e Rinit Verior-Vestfalise

by Java News
15/05/2017 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kristjandemokratët e CDU-së së Kancelares gjermane Angela Merkel fituan 34,3 për qind të votave në zgjedhjet e rëndësishme në landin e Rinit Verior-Vestfalisë. Sipas vlerësimeve pas mbylljes së kutive të votimit, socialdemokratët e SPD-së zbritën në vendin e dytë, duke marrë 30,6 për qind të votave në këtë land të rëndësishëm.

Partia liberale FDP arriti vendin e tretë, duke marrë 12,2 për qind të votave. Ndërsa populistët e AfD arritën të hyjnë për herë të parë në parlamentin e landit, duke marrë 7,7 për qind të votave. Partia Të Gjelbrit, deri tani në koalicion me SPD-në, pësoi një rënie të madhe dhe mori 6 për qind të votave. Partia E Majta zbriti në pesë për qind, duke arritur pragun për të hyrë në Parlament, raporton DË.

Zgjedhjet për landin e Rinit Verior-Vestfalisë, njëri nga landet më të mëdha të Gjermanisë, me 18,1 milionë banorë, priteshin me vëmendje këtë vit të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani. Landi i Rinit Verior-Vestfalisë është një rajon industrial, me një numër të madh punëtorësh. Kjo e bëri këtë land në të kaluarën për dekada të tëra një nga kështjellat e socialdemokratëve.

Martin Schulz, rivali i Kancelares Merkel në zgjedhjet parlamentare të vjeshtës në Gjermani, tha se “kjo është një ditë e rëndë për SPD-në dhe për mua personalisht”. Kryeministrja e landit, Hannelore Kraft e pranoi humbjen dhe dha dorëheqjen nga të gjitha detyrat në Partinë Socialdemokrate gjermane. “Nuk mundëm ta fitojmë besimin e qytetarëve”, tha Kraft në Dyseldorf, në kryeqytetin e landit. Edhe ajo foli për një “ditë të trishtuar” për socialdemokratët.

Pjesëmarrja në votime rezultoi më e madhe se katër vjet më parë. 65,6 për qind e 13,1 milionë për qind qytetarëve me të drejtë vote dhanë votën e tyre.

CDU-ja fitoi pikë duke theksuar tema të tilla si siguria, krimi në rritje, migrimi dhe papunësia relativisht e lartë në land. (b.an)

Next Post
Policia e Tiranës jep alarmin/ Kujdes me fëmijët në internet, pedofilët po i shantazhojnë

Ngacmon seksualisht nxënësen 11-vjeçe, mësuesi në bankën e akuzës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In