• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ç’do i thoni popullit shqiptar që ka 30 vjet që ju pret”/ Macron zbulon planin: Mundësi për ecjen përpara javën e ardhshme

by Java News
24/06/2022 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Samiti dyditor i 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian nuk nisi aspak i qetë, teksa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i humbën shpresat për të marrë një dritë jeshile në rrugën e tyre të integrimit pas vetos nga Bullgaria.

Mes diskutimeve të vështira dhe deklaratave të ashpra nga kryeministrat Edi Rama dhe Dimitar Kovaçeski u mbyll dita e parë.

Ndërkohë, që bëri xhiron e rrjetit edhe një video ku kreu i qeverisë shqiptare dukej se debatonte me Presidentin e Francës, Emanuel Makron pak para shkrepjes së fotos zyrtare.

Vetë kreu i pallatit “Elysse”, ka folur për ‘AbcNews’ pasi është pyetur se pse presidenca franceze (janar-qershor 2022) është treguar e paaftë për t’i dhënë një zgjidhje negociatave të anëtarësimit.

“Çfarë i thoni ju sonte popullit shqiptar që ka 30 vjet që pret në dyert e Europës, një derë që nuk është hapur ende krejtësisht?”, u pyet Macron, i cili u përgjigj duke thënë se ajo çka po ndodh nuk është e drejtë.

“Së pari, është e vërtetë që Maqedonia e Veriut ka bërë një punë historike me një kurajo të liderëve historikë, si Zoran Zaev  që kanë marrë përsipër të gjitha rreziqet e nevojshme për të ndryshuar emrin e vendit dhe për të ndryshuar Kushtetutën e vendit. Më tej një shtet anëtar ka ndërhyrë me vonesë dhe ka kërkuar që të ketë ndryshime. Ne nuk mund të bëjmë sikur problemi nuk ekziston. A është e drejtë ndaj Maqedonisë së Veriut? Do jua them me shumë sinqeritet: Jo. Është për këtë arsye që ne kemi ushtruar shumë presion mbi Bullgarinë këto muajt e fundit. Është gjithashtu dhe fryti (arsyeja) e një krize aktuale politike në Bullgari dhe nuk mund të bëjmë sikur kjo gjë nuk ka ndodhur. Dua të përshëndes kurajon dhe angazhimin politik të kryeministrit Petkov (kryeministrit bullgar) në këtë kontekst. Ai ka bërë gjithçka. Ne jemi shumë afër një marrëveshjeje. Ne kemi bërë një propozim, siç e dini në bashkëpunim të ngushtë me të dyja palët, që mundëson marrjen në konsideratë të kërkesave bullgare dhe që është në përputhje me atë që Maqedonia e Veriut mund të pranojë. E gjitha kjo supozon krijimin e vizibilitetit dhe besimit midis palëve. Do të ketë një votim mbi propozimin francez brenda disa orësh në parlamentin bullgar dhe shpresoj që të gjitha partitë politike do të shprehin mbështetje. Presidenti i Republikës duhet të angazhohet dhe ne kemi shpresa për këtë, partitë e koalicionit, partitë që dolën nga koalicioni dhe opozita të votojnë propozimin francez. Kanë detyrën e tyre europiane për të votuar mbi bazën e asaj që kemi arritur. Dhe më pas, në orët që vijojnë do takohemi me përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut për të finalizuar këtë marrëveshje. Nëse e gjitha kjo avancon në këtë mënyrë, atëherë ne mund të ecim përpara duke filluar që nga java e ardhshme, duke filluar nga organi i ambasadorëve të përhershëm të BE-së e më pas duke vijuar me procedurën dhe të mund të avancojmë kështu me këtë projekt me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por keni të drejtë, ata kanë pritur shumë duke marrë  parasysh të gjitha përpjekjet që kanë bërë”, tha Makron./ abcnews

g.kosovari

Next Post
Grabiti shtëpinë e Benzema, ish-drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit do të ekstradohet drejt Spanjës

Grabiti shtëpinë e Benzema, ish-drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit do të ekstradohet drejt Spanjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In