• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grabiti shtëpinë e Benzema, ish-drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit do të ekstradohet drejt Spanjës

by A R
24/06/2022 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani i arrestuar në fillim të muajit Maj për vjedhje në Spanjë, do të ekstradohet drejt këtij shteti për t’u përballur me drejtësinë.

Korrespondentja e Klan News në Lezhë Vera Deda raporton se pas përfundimit të afatit të paraburgimi 40-ditor, Gjykata e Kurbinit ndryshoi masën e sigurisë për 41-vjeçarin, duke e lënë në burg  pa afat ndërsa vijojnë proçedurat për ekstradimin drejt shtetit spanjoll.

Menjëherë pas arrestimit, autoritetet spanjolle sollën dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë Prodanin në disa episode vjedhjesh. Gjatë kësaj kohe, Prodani ka qëndruar në burgun e Kurbinit me qëllim ekstradimi.

Prodani u arrestua në qytetin e Laçit pasi që prej vitit 2013 ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle si i përfshirë në grabitje me dhunë të banesave. Një nga vilat që dyshohet se Prodani bashkë me persona të tjerë të kenë grabitur është ajo e yllit të Real Madrid, sulmuesit Karim Benzema. Urdhër-arresti ndërkombëtar për vjedhjen e dhjetëra vilave në Spanjë, nuk e pengoi 41-vjeçarin të ulej në zyrat shtetërore dhe të mbante prej vitesh detyrën e drejtorit.

Në Mars të këtij viti hyri në fuqi marrëveshja e ekstradimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës dhe Prodani do të jetë nga të parët shqiptarë që do i dorëzohet autoriteteve spanjolle.

/a.r

Next Post
“Koha që unioni të heqë veton”, Rama për ‘Corriere’: Të parashikosh lëvizjet e BE, si të parashikosh fatkeqësitë natyrore

"Koha që unioni të heqë veton", Rama për 'Corriere': Të parashikosh lëvizjet e BE, si të parashikosh fatkeqësitë natyrore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

November 11, 2026
Ishte kthyer në makth për Majorkën, arrestohet “skifteri” shkodran; plan të vidhte dhjetëra shtëpi për Krishtlindje

Fusha e betejës së grupeve kriminale shqiptare! Pazaret e drogës e ekzekutimet, shqiptarët që u vranë në Spanjë

November 11, 2026
VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

November 11, 2026
“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

November 11, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

18 miliardë lekë për Bujqësinë në 2027, Salla: Rritet me 10% buxheti për fermerët dhe prodhimin vendas

November 11, 2026
Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

November 11, 2026
U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

November 11, 2026
Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

November 11, 2026
Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

November 11, 2026
Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In