Stina e nxehtë që lamë pas nuk solli ndryshime të mëdha krahasuar me vitin e kaluar. U evidentuan sërish problemet...
Nga Ermal Peçi Gjithçka nisi nga një foto që u bë virale. Dy personazhe të njohur të showbiz-it, Egli dhe Gjesti, përqafohen në një moment...
Një debat për dritat e makinave, dyshohet se ka sjellë një konflikt që I kushtoi jetën biznesmenit Eduardo Sarchi në zonën e Salarisë në Tepelenë....
Një burrë ka pranuar gjatë një interviste televizive se ka vrarë prindërit e tij dhe i ka varrosur në oborrin...
Një konflikt familjar ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit në Tiranë, duke çuar në plagosjen e një personi...
Me bukurinë e saj mahnitëse natyrore, historinë e pasur dhe mikpritjen e ngrohtë, Shqipëria është një alternativë e denjë kundrejt...
Policia italiane ka arrestuar një 47-vjeçar shqiptar i cili po trafikonte një ngarkesë me mbi 27 kg kokainë, me vlerë...
Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD dhe i Kuvendit ka reaguar në lidhje me raportin ne publikuar nga Departamenti I Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se raporti konfirmon shqetësimet që opozita ka ngritur prej vitesh ndaj qeverisjes së mazhorancës ndërsa të dhënat e publikuara nga DASH i quajti alarmante. “Ky raport është një thirrje alarmi për të gjithë aktorët politikë dhe qytetarët shqiptarë: ndryshimi nuk është më një zgjedhje – është një domosdoshmëri”, shkruan ai. Postimi i plotë: Raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri konfirmon shqetësimet që opozita ka ngritur prej vitesh ndaj qeverisjes së Edi Ramës. Të dhënat janë alarmante: korrupsioni i përhapur, krimi i organizuar, pastrimi i parave dhe një ekonomi informale masive po dëmtojnë rëndë zhvillimin ekonomik të vendit dhe po pengojnë investimet serioze nga partnerët ndërkombëtarë. Shqipëria, sipas raportit, mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes, me një klimë që dekurajon investitorët dhe që favorizon klientelizmin e lidhur me pushtetin. Ky raport i jep plotësisht të drejtë qëndrimeve të opozitës dhe veçanërisht denoncimeve të vazhdueshme të liderit të saj, Sali Berisha. Për vite me radhë është paralajmëruar se kështu katandiset një vend kur shkatërrohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme, kur pushteti kap institucionet dhe përdor administratën për të mbrojtur krimin dhe pastrimin e parave. Kështu ndodh kur dinamikën ekonomike e përcaktojnë kartelet, dhe jo nevojat bazike të një shoqërie që lufton për mbijetesë dhe në shumë raste braktis vendin. Nuk po e themi më vetëm ne – po e thotë zyrtarisht Departamenti Amerikan i Shtetit. Amerika nuk po flet më me gjuhë diplomatike, por po ulëret për rrezikun që përfaqëson kjo qeveri për ekonominë dhe demokracinë në Shqipëri. Opozita është e vendosur të ndërtojë një alternativë të re për Shqipërinë, me një ekonomi të hapur, transparente dhe konkurruese. Ne besojmë në një shtet që garanton sigurinë juridike për investitorët, që mbështet fuqinë punëtore vendase dhe që vendos përpara ligjit çdo formë abuzimi apo korrupsioni. Ky raport është një thirrje alarmi për të gjithë aktorët politikë dhe qytetarët shqiptarë: ndryshimi nuk është më një zgjedhje – është një domosdoshmëri. Raporti i DASH, Belind Këlliçi: Skaner kundër mashtrimeve e propagandës qeveritare ...
Një zjarr ka rënë këtë të diel në një pallat në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet...
Të mandatuarit e Partisë Demokratike patën një takim këtë të diel me sekretarin e Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në lidhje me zgjedhjet për...
© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.
© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.