Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi të hënën një urdhër ekzekutiv me të cilin “fentanili i paligjshëm dhe...
Nick Reiner, djali i regjisorit Rob Reiner, i cili u gjet i vrarë bashkë me të shoqen, Michele, është nën...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur një padi prej 5 miliardë dollarësh kundër BBC-së për një redaktim të fjalimit...
Shefja e re e Shërbimit Sekret të Inteligjencës britanike (MI6), Blaise Metreweli, ka paralajmëruar se Mbretëria e Bashkuar po përballet...
Aktorja e serialeve “McLeod's Daughters” dhe “Home and Away”, Rachael Carpani, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare, njoftoi familja e...
Samiti i Berlinit ka hapur një fazë të re diplomatike për luftën në Ukrainë. Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se...
Gjykatësit e Apelit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) hodhën poshtë këtë të hënë, një nga sfidat ligjore të paraqitura nga...
Presidenti Donald Trump ka sulmuar regjisorin hollivudian Rob Reiner, pak orë pasi ai dhe gruaja e tij u gjetën të...
Amerikanët rikthehen në Minsk(!)-pas publikimit të Strategjisë së Re të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Uashingtoni kërkon të avancoj më tej...
Nick Reiner, djali i regjisorit të njohur Rob Reiner dhe Michele Reiner, ndodhet në paraburgim pasi akuzohet për vrasjen e prindërve të tij. Sipas Qendrës së Informacionit për të Burgosurit të Departamentit të Sherifit të Los Angeles (LASD), 32-vjeçari është akuzuar për një krim të rëndë penal. Një ngjarje e rëndë ka tronditur Hollywood-in, pasi legjenda e kinemasë amerikane Rob Reiner dhe bashkëshortja e tij, Michele Singer Reiner, janë gjetur të pajetë në banesën e tyre luksoze në Los Anxhelos. Sipas autoriteteve amerikane, të dy viktimat dyshohet se janë goditur për vdekje me thikë, ndërsa hetimet po përqendrohen te djali i tyre, Nick Reiner, 32 vjeç, i cili pasi u mor në pyetje nga policia u dërgua në paraburgim. Sipas burimeve policore, Reiner, 78 vjeç, regjisor i nominuar për çmimin Oscar, dhe Michele Singer Reiner, 68 vjeç, u gjetën me plagë fatale të shkaktuara nga goditje të shumta me mjet prerës brenda rezidencës së tyre në Brentwood, një nga zonat më ekskluzive të Kalifornisë. Banesa, e vlerësuar rreth 13.5 milionë dollarë, nuk paraqiste shenja thyerjeje apo hyrjeje me forcë. Trupat u zbuluan nga vajza e tyre, Romy Reiner, e cila banon përballë prindërve dhe kishte shkuar t’i vizitonte. Ajo kishte publikuar vetëm pak ditë më parë fotografi me të atin gjatë pushimeve, shoqëruar me një mesazh emocional për familjen. Nick Reiner ka folur publikisht në të kaluarën për problemet e tij me varësinë nga droga. Në një intervistë të vitit 2016, ai pranoi se kishte hyrë për herë të parë në rehabilitim në moshën 15-vjeçare dhe se varësia e kishte çuar edhe në situata të vështira jetese, përfshirë periudha pa strehë. Prej vitesh ai është mbajtur larg vëmendjes publike. Zëvendësshefi i Policisë së Los Anxhelosit, Alan Hamilton, deklaroi...
© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.
© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.