• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kryeministri i Norvegjisë shpreh gatishmërinë e vendit të tij për të zgjeruar bashkëpunimin me Kinën

by A R
07/07/2026 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Norvegjia shpreson të ruajë prirjen e shkëmbimeve të nivelit të lartë me Kinën, të zgjerojë bashkëpunimin në fushat e reja, si ekonomia e gjelbër dhe inteligjenca artificiale, dhe të forcojë komunikimin e bashkërendimin në çështjet ndërkombëtare e rajonale, duke mbështetur Kombet e Bashkuara në luajtjen e rolit të tyre thelbësor dhe duke ruajtur multilateralizmin.

Kështu u shpreh të hënën kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store në takimin që pati me ministrin e Jashtëm të Kinës Wang Yi në Oslo.

Gjatë takimit, kryeministri Store theksoi që marrëdhëniet norvegjezo-kineze u vendosën në bazë të respektit të ndërsjellë dhe të trajtimit të sinqertë të njëri-tjetrit dhe janë zhvilluar normalisht në përgjithësi. Pala norvegjeze i vlerëson sukseset kolosale të zhvillimit të arritura vitet e fundit nga Kina, veçanërisht daljen e dhjetëra milionë vetave nga varfëria.

Nga ana e tij, Wang Yi tha se vizita e suksesshme e kryeministrit Store në Kinë më 2024 ka nxitur zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Besimi reciprok dhe miqësia midis liderëve të të dy vendeve u kanë dhënë marrëdhënieve dypalëshe garancinë e rëndësishme politike. Norvegjia është ndër vendet e para perëndimore që vendosën marrëdhëniet diplomatike me Kinën dhe kjo mishëron largpamësinë strategjike të palës norvegjeze. Me përpjekjet e tyre të përbashkëta, të dyja vendet kanë ruajtur prirjen e zhvillimit të marrëdhënieve kino-norvegjeze, duke kapërcyer sistemet shoqërore dhe ndryshimet historike e kulturore. Në bazë të frymës së respektit të ndërsjellë, të dyja palët kanë shtuar besimin reciprok gjatë bashkëpunimit dhe trajtimit si duhet të mosmarrëveshjeve. Marrëdhëniet dypalëshe u kanë kaluar sprovave të ndryshimeve ndërkombëtare dhe janë bërë më elastike dhe të qëndrueshme.
Kryediplomati kinez shprehu gjithashtu shpresën që Norvegjia do të vazhdojë të luajë rol shembullor për nxitjen e bashkëpunimit Jug-Veri, ndërkohë që edhe pala kineze do të nxitë aktivisht bashkëpunimin Jug-Jug, në mënyrë që të dyja palët të japin bashkërisht kontribut për përparimin e njerëzimit.

Gjatë vizitës së tij në Norvegji, Wang Yi zhvilloi bisedime edhe me homologun e vet norvegjez, Espen Barth Eide.

Next Post
QKB thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare brenda 31 korrikut, shmangni penalitetet

QKB thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare brenda 31 korrikut, shmangni penalitetet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com