• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Carlo Bollino lajmëron padi për shpifje ndaj ”Syrit” të familjes Berisha

by S T
30/11/2024 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Carlo Bollino, pronar i Report Tv, ka njoftuar një padi për shpifje kundër portalit Syri.net, që është pronë e Çim Pekës, por që ndodhet nën kontrollin politik të familjes Berisha. “Të hënën do të depozitoj një padi të re për shpifje, që për mua mbetet i vetmi instrument në dispozicion të një qytetari për t’u mbrojtur nga kjo mënyrë barbare e të bërit politikë dhe gazetari” deklaroi Bollino për Shqiptarja.com. ”Pas viteve të tëra që më kanë etiketuar si kreun e mafias italiane, Sacra Corona Unita, shpifje për të cilën janë dënuar nga një gjykatë në Tiranë, tani Sali Berisha dhe mediat e tij më kanë “deklasuar” duke më cilësuar bashkëpunëtor të një bande të Elbasanit”.

Padia për shpifje lidhet me një artikull të botuar nga portali Syri me titull “Suel Çela si kryeredaktor i Carlo Bollinos!”, ku pretendohet se “Suel Çela dhe anëtarë të bandave, arrinin deri në përcaktimin e linjës editoriale, renditjen e lajmeve apo edhe pamjeve dhe fotove”, duke dhënë urdhra për Carlo Bollinon. Kjo shpifje, tepër qesharake edhe për t’u pergjeneshtruar, ka si pikënisje një hetim të fundit nga SPAK, që ka sjellë 19 urdhra arresti dhe dy masa detyrim paraqitje ndaj gazetarëve Artan Hoxha dhe Elton Qyno. Hetimi, siç pranon me shumë zor edhe Syri, nuk ka të bëjë aspak me Shqiptarja.com apo Report Tv dhe akoma me pak me Carlo Bollinon.

Lidhur me këtë, Carlo Bollino sqaroi: “Elton Qyno akuzohet nga SPAK se ka publikuar në Shqiptarja.com dhe Report Tv në vitin 2020, kur ende punonte për mediat e mia, 6 artikuj dhe një video me porosi të bandës së Suel Çelës dhe kundrejt përfitimit të disa shumave parash. Në dosjen e SPAK-ut janë përfshirë gjithashtu disa transkriptime mesazhesh ku anëtarë të bandës i kërkonin me këmbëngulje Qynos të hiqte dy artikuj nga Shqiptarja.com, sepse i dëmtonin ata, kërkesa që nuk janë realizuar kurrë, pasi ato lajme janë ende sot online.”
Më tej, ai shtoi: “Raporti mes një gazetari dhe eprorëve të tij bazohet tek besimi i ndërsjellë, dhe ky besim përfshin vërtetësinë e lajmeve që gazetari dorëzon për botim dhe korrektësinë e burimeve të tij, burime që gazetari ka të drejtë dhe detyrim deontologjik t’i mbajë sekret edhe ndaj kryeredaktorit të tij. Pas një bashkëpunimi profesional prej 10 vitesh me Elton Qynon, me qindra dhe qindra artikuj të botuara, të cilin gjithnjë e kam konsideruar korrekt, shpresoj dhe dua të vazhdoj të besoj në pafajësinë e tij. Por nëse akuzat e SPAK-ut do të vërtetohen nga gjykata, kjo do të thotë që Elton Qyno ka tradhtuar atë besim ndaj meje dhe kolegëve me të cilët bashkëpunonte, dhe në këtë rast unë dhe mediat e mia do të jemi viktima, jo bashkëpunëtorë të tij.”

“Në planin personal”, përfundoi Bollino, “shpreh habinë time, sepse në krye të Syri-t sot punojnë disa gazetarë që më parë kanë punuar gjatë me mua dhe që jo vetëm e njohin shumë mirë distancën time nga çdo lloj kriminaliteti, të cilin në jetën time profesionale e kam luftuar gjithmonë, por janë dëshmitarë të lirisë me të cilën i menaxhoj mediat e mia, duke i besuar gjithnjë dhe vetëm autorëve të artikujve përgjegjësinë e plotë për atë që shkruajnë, edhe nga pikëpamja politike. Rregulla të respektit profesional që dukshëm nuk ekzistojnë tek Syri, ashtu siç nuk mund të ekzistojnë në atë që nuk është media, por një organ partie, i përdorur si një makineri baltosjeje dhe përhapjeje të të pavërtetave”./Shqiptarja/

Next Post
Rriten kursimet në lekë, Banka: Në tetor depozitat në euro u ulën me rreth 30 milionë

Rriten kursimet në lekë, Banka: Në tetor depozitat në euro u ulën me rreth 30 milionë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In