• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Carla del Ponte: Haradinaj nuk e meriton të mbahet në Francë

by A R
27/02/2017 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Hagës për ish-Jugosllavinë nuk do të mbyllë dyert pa arrestuar dhe dënuar ‘peshqit e mëdhenj’ të krimeve ne Ballkan, deklaroi në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”, ish-kryeprokuroria e OKB-së për çështjet e luftës dhe aktualisht anëtare e e Komisionit Ndërkombëtar të Pavarur Hetimor për Sirinë,Carla del Ponte.

Duke folur për Tribunalin e ri të Hagës për krime në Kosovë se a do të ketë sukses në misionin e tij, del Ponte thekson se “po, po do të ketë sukses, ndryshe nuk do të ishte themeluar. Por megjithatë unë kam një dyshim mbi të. Një, sepse është themeluar tepër vonë, sepse shume dëshmitarë janë vrarë në terren. Dhe kam përshtypjen se nuk ka një vullnet politik për të hetuar “peshqit e mëdhenj” të krimit në Kosovë”.

“Në dallim nga gjykata e Hagës për ish-Jugosllavinë, Gjykata Speciale për Kosovën duket se do t’ia nisë të dënojë “peshqit e vegjël”, shtoi .

Në lidhje me arrestimin dhe mbajtjen në Francë të kreut të Aleancës për Ardhëmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, Del Ponte shprehet se ish-kryeministri kosovar Haradinaj mendoj se nuk e meriton të mbahet në Francë, pasi ai është gjykuar dy herë në Hagë dhe është shpallur i pafajshëm”.

Carla del Ponte si një gjyqtare hetuese dhe kryeprokurore e Ministrisë Publike në Zvicër, ka hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e terrorizmit ndërkombëtar, mafias ruse, kontrabandën e armëve dhe të spiunazhit, pastrimit të parave, si dhe aspektet e tjera të krimit të organizuar ndërkombëtarë përfshirë këtu edhe një zviceran me orgjinë shqiptare.

Pasi shërbeu si Kryeprokurore e Përgjithshme e Zvicrës, ajo u emërua kryeprokurore për Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) në gusht të vitit 1999. Ajo u gjend në këtë detyrë deri në vitin 2008.

Misioni i saj përfundoi me një bilanc të suksesshëm duke arrestuar e burgosur kriminelë kryesisht serbë, me një total prej 91 aktakuzash, duke përfshirë këtu edhe një kryetar shteti Sllobodan Millosheviç si dhe një numër të madh të gjeneralëve dhe poltikanëve të rangut të lartë të arrestuar dhe dënuar për një sërë krimesh. Që nga shtatori i vitit 2012, ajo shërbyen si anëtare e Komisionit Ndërkombëtar të Pavarur Hetimor për Sirinë./b.d

Next Post
Vrau me thikë kuzhinierin italian, por në gjyq shqiptari bën të paditurin…”Ka ndodhur me të vërtetë?”

Vrau me thikë kuzhinierin italian, por në gjyq shqiptari bën të paditurin..."Ka ndodhur me të vërtetë?"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Muri i Brukselit: dështimi i konfiskimit dhe kriza e vlerave

December 29, 2025
VIDEO / “Duam ujë, duam ujë”, disa qytetarë në protestë para Bashkisë Vlorë, të tjerë iu drejtohen burimeve

VIDEO / “Duam ujë, duam ujë”, disa qytetarë në protestë para Bashkisë Vlorë, të tjerë iu drejtohen burimeve

December 29, 2025
Nga 30 dhjetori ndryshon vendndodhja e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë

Nga 30 dhjetori ndryshon vendndodhja e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë

December 29, 2025
Nga pasaporta tek skanimi i syrit, hyrja në SHBA plotësisht e kontrolluar

Nga pasaporta tek skanimi i syrit, hyrja në SHBA plotësisht e kontrolluar

December 29, 2025
Kur brilanti vdes i uritur

Kur brilanti vdes i uritur

December 29, 2025
Travel and Tours: Tirana, destinacioni që bashkon trashëgiminë dhe modernitetin

Media izraelite: Në vend të Budapestit, zgjidhni Tiranën!

December 29, 2025
EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

December 29, 2025
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Drejtësia penale anti-ekonomi është kosto për ne të gjithë

December 29, 2025
Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

December 29, 2025
Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com