Fabio Capello ka thënë se Juventus nuk ka qenë e përgatitur për ta mposhtur Real Madridin
Skuadra e Zinedine Zidane mposhti Juventusin në finale të Ligës së Kampionëve me rezultat 4:1, për të hyrë në histori si skuadra e parë që e fiton dy herë radhazi.Për trajnerin Fabio Capello, kjo ishte e kuptueshme, pasi Serie A nuk i përgatit skuadrat për të triumfuar në Champions.
“Skuadra tona nuk janë në gjendje të luajnë tërë ndeshjen me intensitetin dhe kualitetin që kanë lojtarët e Real Madridit. Skuadra e Zidane është e fortë dhe kurrë nuk ngadalësojnë”, tha Capello gjatë një takimi me gazetarë.
“Napoli dhe Juventus para se të luajnë me Realin kanë luajtur vetëm nga një ndeshje, nuk ka të bëjë me taktikën ose fizikun. Këto dy skuadra në Serie A luajnë vetëm 45 minuta, pjesën tjetër vetëm e menaxhojnë kohën. Serie A nuk ju përgatit për Ligën e Kampionëve”.Ai po ashtu foli edhe për Gonzalo Higuain dhe Gareth Bale.
Për të parin tha se nuk kishte faj, ndërsa për Bale tha se më mirë që nuk ka luajtur, sepse në të kundërtën Juventus do ta kishte më të lehtë.
“Higuain? Nuk ishte faji i tij, luante i vetëm përballë gjashtë lojtarëve. Reali i Zidane ka mësuar edhe si të mbrohet. Nëse do të kishte luajtur Bale, atëherë gjërat për Juventusin do të bëheshin të lehta”, përgatiti ”Express”. (b.an)