Një çantë që ka përdorur astronauti amerikan, Neil Armstrong, për të mbledhur mostrat e para nga Hëna, është shitur në një ankand në Nju Jork për 1.8 milion dollarë.
Çanta nga misioni Apollo 11, i vitit 1969, është blerë nga një ofertues anonim në shtëpinë e ankandeve Sotheby.
Në çantë vazhdon të ketë pluhur nga Hëna dhe gurë të vegjël. Ankandi është organizuar në përvjetorin e 48-të të arritjes së parë të njeriut në Hënë. (b.an)