Sipas njoftimit të ditëve të fundit të agjencisë së lajmeve “Bloombert”, kompania biologjike kineze “CanSino” ka bërë të ditur se po diskuton me vendet evropiane për blerjen e vaksinave kundër COVID-19 të kësaj kompanie.
Pierre Morgon, zëvendëspresident për shërbimet ndërkombëtare i “CanSino”-s, tha se tre vende anëtare të BE-së e kontaktuan për diskutim për blerjen e mundshme, por ai nuk prani të bënte të ditur emrat e këtyre vendeve.
Sipas njoftimit të mëparshëm të agjencisë së lajmeve “Xinhua”, autoriteti i kontrollit të barnave i Hungarisë miratoi përdorimin urgjent të vaksinës së COVID-19 të prodhuar nga kompania kineze “CanSino”. Kjo është vaksina e dytë kineze kundër COVID-19 e miratuar në Hungari për përdorim urgjent. Kjo vaksinë me vektor adenovirus, është krijuar bashkërisht nga Akademia e Mjekësisë Ushtarake e Kinës dhe kompania “CanSino”.