• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çani: Vrasja e sarandjotëve dhe çamëve batutë…rrezikon burgun

by
11/05/2015 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

(UPDATE)Moderatori i njour i “Zonë e Lirë” Arjan Çani ka reaguar pas deklaratave të bëra nga ai këtë të se çamët dhe sarandjotët, t’i vrasësh e kanë pak.

Në reagimin e tij Çani e cilëson këtë si një batutë e cila sipas tij është marrë jashtë kontekstit nga disa media për efekt klikimesh.

Ai sulmon gazetat që e kanë botuar këtë si lajm, duke thënë se e kanë bërë qëllimisht. Megjithatë edhe pse mund ta cilësojë një batutë, moderatori duhet të bëjë kujdes në batutat e tij, pasi sado e lirë të jetë zona e shprehjes ai në bazë të Kodit Penal rrezikon 2-10 vite burg.

“Siç ndodh rëndom në këtë katund, mjafton një batutë me humor brenda një konteksti të caktuar që disa media të përfitojnë për të pasur ca klikime më shumë. Në fakt janë media që mbijetojnë vetëm me spekullime të qëllimshme. Nxjerrin gjithçka nga konteksti dhe kaq mjafton që një tufë debilësh dhe parazitësh anonimë që vrasin kohën e tyre nëpër blogje, të turren e të të bëjnë copë në fyerje e sharje nga më të rëndomtat. Por kjo mua nuk më shqetëson aspak sepse këtë kategori humanësh të dobët e njoh mir qysh kur punoja para 15 vjetesh në radio netëve vonë. Kjo kategori janë fansat e mi të pasherueshëm që s’më janë ndarë asnjëherë. Sa më shumë i shaj unë, aq më shumë më duan ata. Janë mazokistë ndonëse ata nuk e dinë sëmundjen e tyre. Un i dua shumë këta tipa. Janë të njëjtët. Si dikur në radio, edhe tani nëpër blogje. Është gazeta e Mero B. dhe një tjetër e dy të fortëve të pushtetit që jetojnë me gjoba. Fletushka të neveritshme të cilat nuk kanë marrë asnjëherë mundimin të më bënin qoftë dhe një telefonatë para se të përmendnin emrin tim në paçavurret e tyre. Po nejse. Batuta e çameve që ka ngjallur sërish këtë polemikë ishte thjeshtë një batutë brenda një konteksti plot humor. Për të gjithë ata që kanë fare pak mënd në kokë, le ta shohin ose rishohin emisionin tim të dates 8 maj 2015 në youtube. Ciaooo”, është shprehur Çani në reagimin e tij.

Dy nenet e Kodit Penal që i ndalojnë deklarime të tilla publike:

Neni 265
Nxitja e urrejtjes ose grindjeve (Ndryshuar neni me ligjin 144/2013, datë 2.5.2013, neni 41)

Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve, për shkak të racës, etnisë, fesë ose orientimit seksual, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja, me qëllim përhapjen e shkrimeve me përmbajtje të tilla, e kryer me çdo mjet ose formë, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.

Neni 266 
Thirrja për urrejtje nacionale (Ndryshuar me ligjin 144/2013, datë 2.5.2013, neni 42)

Vënia në rrezik e paqes publike duke bërë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë, duke i fyer ose shpifur për to, duke kërkuar përdorimin e dhunës ose të veprimeve arbitrare kundër tyre, dënohet dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet.

Next Post

"Kumanova", NATO dhe OKB: Kërkojmë hetim transparent

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

”I zë vendin Trump-it”, këngëtarja shqiptare këmbë për mbi këmbë në zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë

”I zë vendin Trump-it”, këngëtarja shqiptare këmbë për mbi këmbë në zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë

April 30, 2026
SHËNIM / Skandali me gazetarët që u ndaluan në kufi, përse nuk ka asnjë reagim nga autoritetet greke? Rastësi apo…

RSF: Liria e medias në nivelin më të ulët të 25 viteve të fundit

April 30, 2026
A frikësohet Sali Berisha nga Saljanji në garën pa garë?

Salianji kandidon për kreun e PD/ Gazetari: Në atë parti fiton vetëm Berisha, e ka uzurpuar

April 30, 2026
Data e zgjedhjeve në Kosovë, Haxhiu takon sot partitë politike, çfarë pritet

Data e zgjedhjeve në Kosovë, Haxhiu takon sot partitë politike, çfarë pritet

April 30, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Berisha kandidat i vetëm për kreun e PD, Vangjeli: Karikaturë zgjedhjesh pa standarde minimale

April 30, 2026
Prania e gazit në Hidrovorin e Akërnisë, specialistët në terren, nuk ka pasur leje për shpime nga AKBN

Prania e gazit në Hidrovorin e Akërnisë, specialistët në terren, nuk ka pasur leje për shpime nga AKBN

April 30, 2026
Dy aksidente te mbikalimi i Sukthit, trafik i rënduar në autostradë

Dy aksidente te mbikalimi i Sukthit, trafik i rënduar në autostradë

April 30, 2026
Trump kërcënon të tërheqë trupat amerikane nga Gjermania pas përplasjes me Merz

Trump kërcënon të tërheqë trupat amerikane nga Gjermania pas përplasjes me Merz

April 30, 2026

Sa votues të këtushëm të 11 majit do të votonin sot?

April 30, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi nga Jorgo Pulla, dita e fundit e muajit sjell ndryshime për të gjitha shenjat

April 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In