• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Cani me përfaqësuesit e FMN: Nuk ka rritje taksash për 2016-ën

by A R
10/11/2015 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo vetëm që nuk do të ketë rritje taksash, por mund të përballemi me surprizë në të kundërt, pra ulje të taksave. Ky ishte parlajmërimi i dhënë nga Minsitri i Financve Shkëlqim Cani gjatë një konference të përbashkët zhvilluar me përfaqësuesit e FMN-së.

“Buxheti i vitit 2016 që u rakordua me FMN-në nuk do të befasojë kënd për arsye se siç kemi thënë, ky buxhet nuk rrit taksat, por mund të ulë taksat në sektorë të veçantë të ekonomisë, si në bujësi, apo turizëm”, – tha Cani.

Sipas tij rritja ekonomike mbetet sipas parashikimeve, në nivelin 2.7% pavarësisht paqëndrueshmërisë së faktorëve të jashtëm, ndërsa defiçiti gjatë vitit 2016 do të mbetet në parametrat e dakortësuara me FMN-në dhe Bankën Botërore.

Ministri i Financave deklaroi se në periudhën dymujore shtator-tetor ka rënie të çmimit të naftës dhe të mineraleve kryesore që eksportohen nga Shqipëria. “Të ardhurat fiskale ndryshe nga ç’kërkohet më kot që të keqinterpretohen, janë pasojë kryesore e faktorëve të jashtëm. Mund t’ju përmend që ka rënie të konsiderueshme, të paparashikuara në shtator-­tetor në çmimet e naftës, po kështu ka rënie të ndjeshme në çmimet e mineraleve kryesore që eksportojmë. Kemi inflacion më të ulët se ç’parashikonim në buxhetin e vitit 2015. Kemi normën e interesit më të ulur. Po kështu ka ristrukturim të ekonomik dhe rritje të prodhimit vendas,” tha Cani.

Ministri shtoi më tej se brenda këtij viti do të mbyllen totalisht edhe shlyerja e të gjitha borxheve të prapambetura nga qeveria e kaluar.

“Tashmë siç kemi thënë disa herë ne kishim objektiv për të shlyer ne 3 vite gjithë borxhet e prapambetura. Sot me mbylljen e këtij viti ne mbyllim nivelin tërësor të detyrimeve të prapambetura, të gjitha detyrimet për të shmangur çdo keq interpretim, kemi thënë që janë 729 milionë dollarë, po aq do jenë detyrimet e shlyera. Krijuam mundësinë për likuiditet për biznesin, nga ana tjetër shlyem një detyrim ligjor, në mënyrë që qeveria të mund të kërkojë nga biznesi shlyerjen e detyrimeve që lidhen me taksat,” tha Cani.

FMN

Kryetarja e Misionit të Fondit Monetar, Anita Tuladhar bwri nje ekspoze te politikave ekonomike te ndjekura deri tani nga qeveria shqiptare.

“Sa i takon parashikimeve për zhvillimet ekonomike pritet të vazhdojë me një normë të prodhimit të brendshem bruto që pritet të arrije 2.7% dhe në vitin 2016 në masën, 3.5 e deri 3.6 përqind. Kjo rritje ekonomike do ndikohet dhe nga një rritje e brendshme. Sa i takon inflacionit pritet të mbetet i ulët, 2.6% kjo për shkak të çmimit të ulur të cmimeve, por dhe për shkak të prodhimit të ulët të prodhimit të brendshëm. Sa i takon politikave sic e përmendi z ministër, buxheti vitin e ardhshëm do arrijë në suficit primar por dhe në ofrimin e një hapësire për investime kapitale. Për të arritur këtë objektiv është e nevojshme që të përmbushen detyrimet nga subjektet. Marrëdhënia për sektorin privat vazhdon të mbetet e ulët dhe kjo për shkak të nivelit të ulët të kredive dhe ekzekutimin e kontratave. Dhe ne me kënaqësi mësuam se qeveria ka rënë në dakortësi me BSH, për zgjidhjen kredive të këqia. Sektori bankar mbetet likuid dhe i kapitalizuar mirë dhe e ka përballuar mirë krizën greke. Marrëveshja që kemi arritur është në nivel stafi me FMN dhe do shqyrtohet nga bordi në vitin 2016. Përmirësimi i përmbushjes së detyrimeve tatimore nga ana e subjekteve dhe nga baza e tatueshme ne e mbështesim punën që bën qeveria në punën kundër informalitetit. Këto masa duhet të shihen si masa të drejta. Dhe këshillat që kemi dhënë janë që qeveria të ndjekë dhe cilat ka qenë praktika më e mirë nderkombëtare, por dhe që të ndihmohen tatimpaguesit që të përmbushin pagesat. Por përmbushja e pagesave nga subjektet është dhe e detyrueshme dhe jo vetën për uljen e deficitit buxhetor. Po kështu edhe reforma energjetike. Kjo reformë ka ndihmuar në konsolidimin fiskal”- tha Anita Tuladhar.

Gent Sejko

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se sistemi bankar i vendit mbetet solid dhe me nivele të mira kapitali dhe likuiditeti.

“Ne kemi qenë të angazhuar në bisedime intensive me FMN. Bisedimet për zhvillimet ekonomike­financiare në vend duke u përpjekur për të identifikuar politikat e duhura për ecjen e vendit. Ne rakorduam me FMN për të vazhduar në rrugën e marrëveshjes. Në përgjithësi konstatoj se ndaj me FMN­në pikëpamje konvergjente. Sistemi bankar i vendit mbetet solid me nivele të mira kapitali dhe likuiditeti”, tha ai.

 

Next Post

Meta: Dorëheqja e Naços do t’i shërbejë "impulseve të reja" në qeveri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

April 28, 2026
Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

April 28, 2026
Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

April 28, 2026
Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

April 28, 2026
Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

April 28, 2026
Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

April 28, 2026
Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

April 28, 2026
Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

April 28, 2026
Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

April 28, 2026
Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In