Antonio Candreva nuk është përmbajtur ndaj tifozëve, pas një aksioni ku humbi topin. Sulmuesi italian i Interit, Antonio Candreva ka pështyrë dhe fyer tifozët në stadium gjatë ndeshjes ndaj Lazios, e cila përfundoi pa gola.
Por, pas ndeshjes ai ka bërë një arsyetim të çuditshëm, ku thotë se nuk e kishte me tifozët.
“Pas një pasimi të gjatë kam sharë dhe kam pështyrë, siç mund t’i ndodhë kujtdo pas një vrapimi.
Thjesht isha i inatosur që nuk arrita në kohë te topi. Nuk kishte lidhje fare me tifozët”, tha Candreva për Sky, përgatiti ”Express”. (b.an)