• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Cameron apelon te britanikët për votën pro BE-së

by Aalison Pearse Stevens
22/06/2016 07:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

David Cameron u ka bërë thirrje britanikëve të mendojnë për “shpresat dhe ëndrrat” e brezave të ardhshëm në një apel të drejtpërdrejtë ndaj tyre për të votuar pro qëndrimit në Bashkimin Evropian.

Cameron tha se nuk do të rekomandonte qëndrimin në union, nëse nuk ishte i bindur se kjo do ta bënte Mbretërinë e Bashkuar më të sigurt dhe më të begatë.

“Do të jeni vetëm ju në dhomën e votimit. Vetëm ju, duke marrë vendimin që do të ndikojë në të ardhmen e fëmijëve dhe të nipërve tuaj. Besoj thellë nga gjithë këto vite eksperiencë se do të jemi më të fortë, më të sigurt dhe më mirë nëse qëndrojmë brenda Bashkimit Evropian.

Për ta thënë më qartë, ekonomia jonë do të jetë me e fuqishme nëse qëndrojmë, nëse largohemi, ajo do të vihet në rrezik. Do të rrezikojmë vendet e punës dhe për pasojë familjet dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, pasi kjo votë nuk ka kthim pas”, tha Cameron.

Teksa kanë mbetur më pak se 48 orë ku britanikët do t’iu drejtohen kutive të votimit në referendumin që do të vendosë fatin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të britanikëve , presioni është rritur tek të dyja palët të cilat lëshojnë apel të vazhdueshme për argumentet e tyre.

Cameron ka venë theksin tek benefitet që sjell qëndrimi në BE, duke theksuar në mënyrë të veçantë ekonominë.

Por ai ka shtuar se bashkëpunimi me Agjencitë e Inteligjencës së vendeve evropiane e ka bërë më të lehtë luftën ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Ish-këshilltari i Cameron, Steve Hilton, i cili mbështet largimin nga BE e konsideroi një deklaratë të çuditshme këtë të Kryeministrit britanik, duke thënë se ai ka humbur argumentin ekonomik dhe ka lënë mënjanë çështjen e emigracionit.

Ministri i Drejtësisë, Michael Gove, më herët deklaroi se Mbretëria e Bashkuar thjesht kërkon të kontrollojë më mirë kufijtë e saj të jashtme dhe se qëndrimi i Britanisë në union është në interes të vendeve si Gjermania dhe Franca.

Sondazhet e fundit kanë lëvizur me një diferencë mbi 7 për qind në favor të votës pro qëndrimit në Bashkimin Evropian, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post

Çeh në historinë e zezë të Europianëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In