• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Çamëria’/ Përplasja mes Dades dhe Idrizit për ngritjen e komisionit parlamentar

by Java News
02/02/2017 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përplasjet e Arta Dades me partinë aleate në qeveri, PDIU-në, janë thelluar edhe më shumë dhe janë shtrirë edhe në Konferencën e Kryetarëve. Edhe pse dy deputetë socialistë, Artan Gaçi dhe Enkelejda Shkreli kanë bashkëfirmosur me PDIU-në ngritjen e një komisioni parlamentar për vlerësimin e gjenocidit e Çamërisë nga shteti grek, PS dhe LSI e kundërshton fort këtë nismë.

“Shqiptarja.com” sjell debatin e plotë mes Arta Dades dhe Shpëtim Idrizit për këtë çështje, të cilët herë pas here kalojnë dhe në përplasje personale. Rezerva për kërkesën e PDIU-së paraqesin dhe Gramoz Ruçi dhe Spartak Braho, dhe dy javë më pas, palët ende nuk kanë dakordësi për këtë çështje. Në seancën e sotme, kjo kërkesë mund të hidhet në votim për të vendosur si do të procedohet më tej.

DEBAT

IIlir Meta –Vazhdojmë me shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për ngritjen e komisionit të posaçëm në lidhje me tragjedinë Çame.

Arta Dade – Faleminderit zoti Kryetar. Të them të drejtën unë nuk e shoh të qartë subjektin, ndoshta është përvojë që nuk e ka pasur ndonjëherë Kuvendi. Unë e kam lexuar, por objekti nuk është i qartë, çfarë do bëjnë deputetët duke mos qenë as historianë?Besoj se edhe kohë ky parlament nuk ka që të ngrejë tani komisione mbi komisione. Ne do përgatitemi për zgjedhjet, ndoshta mund të mbetet pasi të riformatohet kërkesa për parlamentin që vjen. Nuk besoj se është e udhës që tani parlamenti të përfshihet në çështje që nuk janë emergjente dhe në çështje që mund t’i diskutojë parlamenti tjetër.Kërkesa nuk më duket e qartë, më duket e një natyre tjetër, nuk kemi pasur komisione hetimore të kësaj natyre dhe nuk e kam të qartë se çfarë do të hetojmë! Si parlamentarë do hetojmë historinë, do hetojmë faktet historike, kundrejt kujt do t’i hetojmë këto gjëra? Normalisht kemi përvoja që Kuvendi ushtron detyrën e vet si institucion mbikëqyrës dhe heton ekzekutivin apo dhe çështje të tjera. Lidhur me këtë unë nuk e kam të qartë se çfarë do bëjë ky komision.

Shpëtim Idrizi – Kjo që tha zonja Dade është çështje vlerësimi. Për zonjën Dade kjo çështje mund të mos jetë e një rëndësie të veçantë …

Arta Dade – Thashë që nuk është emergjente dhe nuk fola për rëndësi të veçantë. Të lutem mos shtrembëroni fjalët e mia.

Shpëtim Idrizi – Atëherë për zonjën Dade mund të mos jetë çështje emergjente, normal, por ne që kemi nja 70 vjet që presim është dhe e ka kaluar çështjen e emergjencës. Kjo është çështje vlerësimi dhe unë nuk kam asgjë me zonjën Dade që e mendon kështu këtë gjë.Objekti është i qartë dhe është i shkruar këtu. Kush nuk e ka lexuar mund ta lexojë ose mund t’ia lexoj edhe unë. Ky është vullneti i 7 deputetëve, të cilët kërkojnë që të ngrenë një komision të posaçëm…. në rregull, është më kollaj hetimor apo në përputhje në rastet e komisionit hetimor, në mënyrë që të hetojë dhe të evidentojë të gjitha faktet.Për këtë arsye ne kemi parashikuar që të thërrasim pikërisht në këtë komision hetimor ata që janë gjallë, historianët, ato dokumente që janë në arkivat e shtetit Shqiptar dhe t’i mbledhim. Në rregull, po i referohemi rastit të Tivarit, i cili ishte komision hetimor dhe jam plotësisht dakord që ta bëjmë komision hetimor.

Spartak Braho – E para, nëse do të mbetemi tek ideja se duhet të vijë si komision hetimor, zoti Shpëtim, atëherë kërkesa duhet formuluar sipas kërkesave dhe procedurave që parashikojnë komisionet hetimore. Kërkesa duhet të përgatitet nga juristë. E dyta, është se këtu ka probleme që ndërhyjnë në të drejtën ndërkombëtare.Kjo do të thotë se komisionet hetimore deri më sot nuk janë marrë me histori të tilla. Edhe komisioni i Tivarit nuk funksionoi, nuk u zhvillua fare, nuk u bë sepse ishte jashtë objektit, megjithatë po ratë dakord me deputetët investigatorë do të jem edhe unë i pranishëm.

Shpëtim Idrizi – Një koment të vogël kam për të bërë. Së pari e falënderoj zoti Braho për gatishmërinë për t’u bërë pjesë e saj. Tani ne kërkesën e kemi bërë me juristë, por edhe një herë tjetër më duhet të sqaroj një fakt. Ne kemi kërkuar komision të posaçëm, Rregullorja e parashikon në nenin 24 komisionin e posaçëm për çështje të një rëndësie të veçantë, dhe ne e kemi trajtuar këtë çështje në vlerësimin tonë si çështje të rëndësisë së veçantë.Ndërkohë, na thuhet se nuk ka precedentë edhe për çështjet e rëndësisë së veçantë që të bëhet komision i posaçëm. Por është një miks ndërmjet komisionit të posaçëm dhe atij hetimorë. është hetimi i kësaj tragjedie, dokumentimi i saj, meqenëse ka dhe diskutim publik. Thashë se ka dy shprehje të vullnetit të parlamentit të Shqipërisë.Kjo është e treta. Pra, kemi një ligj të parlamentit të Shqipërisë, i dekretuar edhe nga Presidenti në 1994-ën që e njeh 27 qershorin si dita e gjenocidit kundër shqiptarëve të Çamërisë. Ka dhe një rezolutë të miratuar në 2004-ën që ka hyrë në fuqi në 2012-ën ku e parashikon dhe e lë detyrë edhe për Parlamentin dhe për shtetin shqiptar që të evidentojë, hetojë dhe dokumentojë këtë çështje.

Ilir Meta – Qartë. Mendoj që kjo kërkon një qëndrim politik se çfarë qëndrimi do të keni, me idenë që zoti Idrizi është i hapur për të ndryshuar kërkesën nga komision i posaçëm në komision hetimor.

Gramoz Ruçi – Zoti Kryetar ne tani jemi duke shqyrtuar këtë kërkesë që kemi. Nëse do të na vijë për komision hetimor është një gjë tjetër. Me këtë kërkesë që kemi unë propozova që shërbimi Juridik ta marrë kërkesën dhe t’i çojë një memo Konferencës së Kryetarëve si qëndron nga pikëpamja thjeshtë procedurale dhe juridike. Më pas ne procedurialisht të mbajmë qëndrim. Mirë e ka zoti Idrizi që Parlamenti e ka shprehur qëndrimin e tij politik nëpërmjet një rezolute.Parlamenti nuk mund të zëvendësojë as Presidentin dhe as Qeverinë, as ministrinë e Jashtme, as komisionin Ndërshtetëror për këtë çështje. Ju lutem një çështje e tillë nuk është thjesht çështje as e zotit Idrizi dhe as e 7 deputetëve që kanë firmosur, as e një partie politike, por është e të tërëve. Duhet të tregoheni shumë të matur për këtë çështje.

Shpëtim Idrizi- Hajde ta çojmë në seancë dhe të shprehen deputet me votë edhe ta mbyllim këtë histori. Ne sikur po bëjmë diskutim formal neni aq e neni kaq, por nëse duhet të ngrihet apo jo, ky është vullneti jonë. Më pas nëse nuk janë dakord hajde ta kalojmë në seancë.

Arta Dade – Zoti Kryetar, unë nuk mund të bie dakord me mënyrën sesi shtrohen kërkesat këtu dhe aq më tepër nuk mund të bie dakord me retorikën. Askush nuk ka të drejtë që t’i veshë vetes së vet autoritete të pa përcaktuara, as nga ligji, as nga Kushtetuta dhe mbi të gjitha nga etika e komunikimit.Presioni që ushtrohet këtu në Konferencën e Kryetarëve se dikush do vlerësojë qëndrimet e deputetëve dhe madje dhe forcave politike për mua është i pa pranueshëm. Secila forcë politike apo individ i caktuar ka të drejtë të ndjekë qëllimet e veta për të cilën e ka krijuar një parti dhe nuk ka asnjë të drejtë që të imponojë këtu dhe të bëjë komente mbi konstatimet dhe mbi vlerësimet që bëjnë anëtarët e barabartë të kësaj Konference, qoftë ky nënkryetar Kuvendi apo çfarë të jetë!Për mua është e pa pranueshme regjistri i gjuhës, komunikimi, mënyra se si kërkohet të imponohet. Ne nuk do bëjmë aventura, i përmbahem qëndrimit tim që koha e mbetur deri në zgjedhje nuk na lejon që të merremi dhe të bëjmë një punë të pjekur për qëllimin që ka zoti Idrizi, i cili është shumë i mirë. Por personalisht e refuzoj dhe nuk pranoj që të vlerësojë zoti Idrizi për punën që bëj unë njëherë si individ këtu në parlament dhe pastaj dhe për detyrat e tjera. Faleminderit.

Shpëtim Idrizi – E kam dëgjuar nja 100-të herë zonjën Dade. Zonja Dade unë këtu nuk të dëgjoj më, dëgjo ti tani.

Arta Dade – Ti nuk e vlerëson dot punën time.

Shpëtim Idrizi – As ti nuk më vlerëson dot mua. Zonja Dade nuk të kam fyer dhe nuk të kam folur më shumë se ç’duhet as për ju dhe as për njeri tjetër. T’u referova vetëm në një pikë dhe më the se nuk është emergjente apo jo! Bukuri! Të thashë që për ju mund të mos jetë emergjente, për ne është emergjente.Edhe unë e refuzoj kategorikisht këtë gjuhë. E ke përdorur edhe përpara 4 vjetëve, e ke përdorur edhe përpara 3 muajve dhe prandaj të thashë që në këtë komision nuk do marrim pjesë vetëm ne të 7-të, por do jenë të gjitha forcat politike. Dhe nëse mendojnë se do kenë kredo le t’i marrin të gjitha forcat politike kredot. Këtë debat e kemi bërë bashkë dhe përpara 4 vjetëve, kur ka qenë rezoluta, e kemi bërë bashkë edhe përpara 2-3 muajve. Gjatë gjithë kohës kam ruajtur etikën me Ju, ruajeni dhe Ju me mua!

ma.me

Next Post
Matura Shtetërore, kandidatët që kanë të drejtë të hyjnë në provimet e vjeshtës

Matura Shtetërore 2017, rregullorja e Ministrisë së Arsimit si duhet plotësuar formulari A1

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demo pret në takim zyrtaren e lartë të BE: Shqipëria vijon punën drejt objektivit të vitit 2027

Demo pret në takim zyrtaren e lartë të BE: Shqipëria vijon punën drejt objektivit të vitit 2027

September 30, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

September 30, 2026
“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

September 30, 2026
Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale?

Me 1 tetor tubim në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 30, 2026
Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

September 30, 2026
Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

September 30, 2026
Kërkojini falje Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

Frika me protestu kundër Kurtit

September 30, 2026
“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

September 30, 2026
Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

Kurti: Aktgjykimi i Speciales është i padrejtë, do të bëjmë të pamundurën për korrigjim

September 30, 2026
Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com