• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Call Center, Jaka: Nuk rrezikohen kompanitë e konsoliduara

by A R
09/12/2016 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Indusrisë, Nikolin Jaka deklaroi të premten për ATSH-në, se miratimi i ligjit për shërbimin ”call center” nga senati italian nuk do të ketë efekte negative në kompanitë e konsoliduara që operojnë në vendin tonë.

Ndryshe nga sa u deklarua në media se miratimi i ligjit do të sillte humbjen e rreth 25 mijë vendeve të punës në këtë sektor, Jaka thotë se në bazë të informacioneve që kemi mbledhur, por edhe nga konsultimet me qeverinë shqiptare, rezulton se nuk do të ketë shkurtime të mëdha të vendeve të punës.

“Efektet do të jenë të shtrira në kohë, nuk do të jenë të menjëhershme. Implementimi i këtij ligji nuk parashikohet të sjellë shkurtime të mëdha të vendeve të punës”, deklaroi Jaka. Sipas tij, është një ligj që kërkon të shtrëngojë rregullat dhe të kontrollojë saktësisht shërbimin e ofruar nga operatorët kryesisht për konsumatorin italian dhe që vjen në sinkron me atë çfarë sipërmarrjet duhet të bëjnë në zbatim të ligjit .

“Ajo çka unë kam marrë si reagim nga kompanitë që operojnë në këtë sektor, është se në përgjegjësi nuk rrezikohen kompanitë, sidomos ato të mëdhatë”, u shpreh Jaka. Mund të ketë, thotë Jaka, efekte negative sporadike për kompanitë që janë ende në faza strukturimi, që kanë kontrata të pakonsoliduara dhe jo të sektorëve të cilët japin qëndrueshmëri për ekzistencën e tyre.

Senati italian aprovoi të mërkurën me 166 vota pro, 70 kundër dhe 1 abstenim normat e reja mbi delokalizimin e shërbimeve “call center”. Në ligj parashikohet ashpërsimi i kushteve për ndërmarrjet italiane që delokalizojnë këto shërbime në vendet jo evropiane dhe janë rritur gjobat për ata që shkelin rregullat.  Kush transferon firmën nga Italia drejt një vendi jo evropian duhet jo vetëm të komunikojë 30 ditë më parë këtë vendim në Ispektoriatin dhe Ministrinë e Punës, por nuk do të mund të përfitojë nga asnjë lehtësim fiskal dhe do të hasë vështirësi për të marrë pjesë në tendera publikë shkruan ATA. Lajmi që mbërriti nga Italia, lidhur me ekzistencën e kompanive Call Center në vendet, që nuk janë anëtare të Bashkimit Europian, si rasti i Shqipërisë solli edhe reagimin e shoqërive që operojnë në vendin tonë.

Përfaqësues të kompanive u shprehën se miratimi i ligjit do ketë pasoja negative për ta, që do të çonin në humbjen e vendeve të punës dhe tranferimin e aktivitetit të kompanive drejt vendeve të BE-së si Rumani apo Kroaci./a.m.

Next Post
Aeroplani i parë solar do të fluturojë në fillim të vitit 2018

Aeroplani i parë solar do të fluturojë në fillim të vitit 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In