• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

‘Call center-at’, lajm i keq për Shqipërinë. Firmoset protokolli, 80% e shërbimeve të reja do të jenë në Itali

by Java News
04/05/2017 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eni, Enel, Sky, Mediaset, Tim, Vodafone, Wind Tre, Fastweb, Intesa SanPaolo, Unicredit, Poste Italiane, Ntv, Trenitalia nuk pritet të sjellin më punë në Shqipëri. Ato janë angazhuar me qeverinë italiane, që 80% të kontratave të reja t’i japin tek të tretët në Itali.

Nga Italia ka ardhur goditja finale për call center. 13 kompani të mëdha kanë firmosur sot një protokoll mirëkuptimi me kryeministrin italian Paolo Gentiloni dhe ministrin e zhvillimit ekonomik Carlo Calenda.

Kjo marrëveshje parashikon që “95% e aktiviteteve që kryhen direkt të kalojnë në Itali brenda gjashtë muajve nga nënshkrimi dhe në kontratat e të reja, të paktën 80% e vëllimeve outsourcing të kryhen në territorin italian”, raporton Il Sole 24 ore.

Janë 13 kompani që janë angazhuar në këtë marrëveshje. Këto subjekte, tha Calenda, përbëjnë 65% të sektorit përsa i përket xhiros: Eni, Enel, Sky, Mediaset, Tim, Vodafone, Wind Tre, Fastweb, Intesa SanPaolo, Unicredit, Poste Italiane, Ntv, Trenitalia.  Kjo marrëveshje vjen pasi qeveria italian emori disa masa në ligjin e buxhetit për të vështirësuar delokalizimin e shërbimit call center dhe që hynë në fuqi në 1 prill.

Kohëzgjatja e protokollit është 18 muaj dhe pas një viti do të ketë verifikim.

Ndër pikat kyçe të protokollit të call center që është firmosur sot nënvizohet fakti se do të kufizohet delokalizimi i këtyre kompanive, sipas kushtit që : 80% e aktivitetit të realizohet në Itali.

Sipas Calenda-s ky është rasti i parë që po ndodh në Europë.

“Ne e kemi hedhur spirancën e mbrojtjes sociale në një zonë të ndjeshme. Për qeverinë kjo është një vlerë që kërkohet:. Ata të cilët luftojnë për shoqërinë e hapur nuk janë të pandjeshëm në mbrojtjen e punës”, tha kryeministri Paolo Gentiloni duke folur në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për call center. “Nga pikëpamja sociale është një nga shenjat më të rëndësishme me të cilat ne mund të mburremi në Itali. Bëhet fjalë për një angazhim të vështirë për bizneset, por që është i mirë për vendin dhe jep një mesazh të sigurisë të punës që ne kemi nevojë. ”

Përfitues,  80,000 punonjës të sektorit në Itali

Sipas Calenda-s, Presidenti i Këshillit të Ministrave, njeh “angazhimin e lartë nga pikëpamja sociale”, kundrejt firmëtarëve, “ vendim i cili nuk do t’i shërbejë vetëm sipërmarrjeve tuaja, por edhe vendit. Vjen si një mesazh për të mbrojtur vendet e punës, për të nxitur mbrojtjen sociale dhe angazhimin social të biznesit. Një mesazh që vjen në një moment të veçantë, në të cilin ndodhet vendi sot.

Gjithashtu, rikonfirmon angazhimin e qeverisë për të rritur vlerën e biznesit në një moment delikat për sektorin, i cili ka një ndikim të rëndësishëm në ekonomi.

Ky është një sektor i cili, sipas Ministrit të Zhvillimit të Ekonomisë prek drejtpërdrejtë interesat e 80,000 punonjësve.

Po në Shqipëri, çfarë do bëhet me 25 mijë punonjësit

Në Itali, në datën 1 prill, hyri në fuqi ligji “Për delokalizimin” e call center. I miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, ligjit iu la një periudhë tranzitore për të hyrë në fuqi me qëllim që kompanitë të njiheshin me rregullat e reja, zbatimin e standardeve, raportimin e numrit të punonjësve, adresave të selive, mbrojtjes së të dhënave etj.

Ka dy lloj biznesesh të lidhur me këtë fushë. Së pari janë operatorët direkt call center (që punësojnë të rinjtë me njohuri italiane) dhe që zhvendosin fizikisht aktivitetin, kryesisht në Shqipëri, dhe së dyti janë sipërmarrjet e tjera, që operojnë në Itali, por u japin punë operatorëve call center (p.sh. kompanitë e telekomunikacioneve, televizionet, të internetit etj.). Tek këto të dytat duket se e ka përqendruar vëmendjen qeveria e shtetit fqinjë dhe tashmë ua ka marrë me shkrim premtimin që të mos sjellin më punë në Shqipëri. Aktorët e tregut pohojnë se edhe 20% i mbetur pritet të shkojë në Rumani.

Ndërkohë Shqipëria kishte nisur të ndiente efektet . “Monitor” raportoi pak kohë më parë se TIM, Sky, Fastweb kanë reduktuar kontratat në Shqipëri, duke vënë në vështirësi operatorët që veprojnë fizikisht në Shqipëri dhe disa prej tyre raportuan se e kanë mbyllur tashmë aktivitetin.

Call center ishte një biznes që lulëzoi në Shqipëri 10 vitet e fundit, për disa arsye. Së pari, kosto e lirë e fuqisë punëtore dhe së dyti, njohja e mirë e gjuhës italiane. Së treti, ky është një biznes që ka kosto minimale, me koston minimale për hapjen e një vendi pune prej 500-700 euro (mund të hapet edhe me 10 mijë euro, me 20 të punësuar). Ambientet merren me qira, blihen kompjuterët dhe mjafton një kontratë me një operator italian (telekomunikacion, internet etj.) për të filluar aktivitetin. Por, aq kollaj sa hapen, po aq e lehtë është edhe të mbyllen, në momentin që nga pala italiane nuk u rinovohet kontrata.

Në total, në sektor në Shqipëri ka rreth 800 kompani, me rreth 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave zyrtare. Por, të dhënat e punëdhënësve më të mëdhenj tregojnë se janë 6-7 kompani kryesore, që kanë së bashku rreth 10 mijë të punësuar. Sipërmarrjet e mëdha vlerësohet se do të arrijnë t’i bëjnë ballë presionit italian dhe do të diversifikohen, ndërsa më të vështirë do ta kenë të voglat. Edhe përpara se qeveria italiane të miratonte sanksionet në dhjetor të vitit të kaluar, sektori kishte shfaqur probleme. Norma e fitimeve ka rënë, të mëdhenjtë nuk po rriten më dhe sipërmarrjet e vogla, sidomos ato me pronarë shqiptarë, përballen me largime të kontraktorëve ose mospagesa nga ana e tyre. Ka raste që investitorë italianë vijnë dhe hapin dy tre call center dhe i mbyllin brenda një kohe të shkurtër.

Mungesë reagimi nga qeveria shqiptare

Ndërsa qeveria italiane po mendon seriozisht për të ruajtur 80 mijë vendet e punës që kanë mbetur nga ky sektor në Italinë me 61 milionë banorë, ajo shqiptare nuk e ka vënë ujin në zjarr për 25 mijë të rinjtë shqiptarë, që jetojnë në vendin me më pak se 3 milionë banorë, e që po boshatiset përditë e më shumë, pikërisht për shkak të këtyre pasigurive.

Që në dhjetor, kur u bë për herë të parë publik plani i qeverisë italiane, asnjë reagim nuk erdhi nga pala shqiptare. Përkundrazi kjo çështje u trajtua pa seriozitetin e nevojshëm, madje u tha se ky është një alarm i kotë dhe i panevojshëm, sepse asgjë nuk do të ndodhë. Nuk ka reagim as tani, që kontraktorët e mëdhenj italianë po i braktisin call center-at në Shqipëri dhe kur mediat njoftuan se u mbyllën 30 call center-at e para. (Monitor)

c.a

Next Post
Holanda: Opozita të futet në zgjedhje, i njohim edhe nëse bojkotoni

Holanda: Opozita të futet në zgjedhje, i njohim edhe nëse bojkotoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In