• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çalja dhe Veli vijnë me medalje nga Moska, Veliaj: Bashkia, buxhet shtesë për përgatitjen e ekipit për Lojërat Olimpike

by
13/04/2021 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Evangjeli Veli dhe Briken Çalja erdhën me medalje nga Kampionati Europian i Peshengritjes, që u mbajt në Moskë.

Çalja fitoi Medaljen e Argjendit në shtytje dhe të Bronzit në dygarësh, ndërsa Veli mori medalje bronzi. Të dy sportistët, së bashku me Presidentin e Federatës, Elez Gjoza, u pritën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili përgëzoi sportistët për arritjet.

“Dua t’i falenderoj të pestë kolegët, Evangjeli Velin, Briken Çaljan, Daniel Godellin, Erkan Qerimajn dhe Krenar Shorjan, që garuan, sepse jo vetëm na nderuan, por dy prej tyre sollën medalje. Për Brikenin dhe Evangjelin kam një mirënjohje të veçantë, do të thotë që mundi shpërblehet. Jam i bindur se është vetëm çështje kohe që të pestë të kthehen me medalje”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës do japë një buxhet shtesë për përgatitjen e ekipit tonë për Lojërat Olimpike, jo vetëm të peshëngritjes, por edhe të notit e të atletikës.

“Puna e mirë shpërblehet, bashkëpunimi shpërblehet! Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, ngrihemi më të fortë seç ishim kur u rrëzuam. Më vjen mirë që në një vit, ku patëm shumë sfida dhe shumë problematika, duke filluar nga tërmeti dhe pandemia, po kthehen lajmet e mira, duke filluar nga vaksina, rindërtimi, tani edhe medaljet në sport. Dua që t’i promovojmë modelet që realisht frymëzojnë. Ka ardhur koha që të frymëzohemi nga sportistët e mirë, nga nxënësit e mirë, nga njerëzit që punojnë në komunitet”, tha Veliaj.

Dy kampionët falenderuan kreun e Bashkisë për mbështetjen dhe premtuan se do sjellin medalje edhe nga Lojërat Olimpike. “Falenderoj shumë kryetarin e bashkisë për mbështetjen që ka dhënë tek klubi jonë i Tiranës”, tha Veli. Ndërsa Çalja tha: “Doja të falenderoja kryetarin për suportin, pa harruar edhe klubin Tirana me shefen e klubit, gjithashtu edhe Federatën e Peshëngritjes për suportin dhe mbështetjen. Kjo është një nismë për Lojërat Olimpike, besoj që do të sjellim medaljen olimpike, atë që e presin shumë shqiptarët”, nënvizoi Çalja./ b.h

Next Post
“Të jemi më solidarë ndaj njerëzve në nevojë”, kreu i komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu jep mesazhin

"Të jemi më solidarë ndaj njerëzve në nevojë", kreu i komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu jep mesazhin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

November 9, 2026
Gjendja e Unionit, pesë përfundimet kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen -

BE-ja do të marrë pjesë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi, Von der Leyen konfirmon praninë e delegacionit evropian!

November 9, 2026
Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

November 9, 2026
Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

November 9, 2026
“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

November 9, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

“Veliaj duhet të operohet urgjentisht”- Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk kemi informacion për ekzaminimet mjekësore

November 9, 2026
Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

November 9, 2026
Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

November 9, 2026
Koronavirus prek aktorin e humorit Florian Binaj: Jam vetëizoluar pas testimit, ja ku u infektova

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë herë?

November 9, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In