• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cakaj në Gjermani, takime me përfaqësues të Bundestagut: Inkurajuese mbështetja për çeljen e negociatave

by Java News
15/05/2019 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ne vijim te vizites ne Berlin, ministri i Jashtem në detyrë Gent Cakaj ka zhvilluar takime me përfaqësues të Bundestagut gjerman, në kuadër të një komunikimi intensiv me Bundestagun, sidomos me përfaqësues të grupeve politike dhe komisioneve parlamentare të angazhuar me çështjet e Bashkimit Evropian, zgjerimit dhe Ballkanit Perëndimor.

Ministria ben me dije se Cakaj, u takua me Norbert Röttgen, Kryetari i Komitetit Parlamentar për Politikën e Jashtme në Bundestag, me Katrin Staffler, Reportere për Shqipërinë në Komitetin për Çështjet Evropiane, me Thomas Hacker nga Demokratët e Lirë (FDP), njëkohësisht dhe Raporter i FDP për Shqipërinë, me Patrick Sensburg, Kryetar i Komitetit të Shqyrtimit të Zgjedhjeve, Imunitetit dhe Procedurave ligjore, në Bundestag dhe me Manuel Sarrazin, Reporter për Shqipërinë, Përfaqësues i të Gjelbërve në Komitetin e Çështjeve Evropiane në Bundestagun gjerman.

cakaj2

Ai shprehu vlerësimet maksimale për angazhimin e Gjermanisë dhe vëmendjen e kushtuar ndaj Shqipërisë, çka demonstrohet nga fokusi i shtuar i Bundestagut dhe numri i lartë i vizitave të parlamentarëve gjermanë në vendin tonë.

Ministri në detyrë Cakaj u paraqiti përfaqësuesve të Bundestagut, një tablo të detajuar të ecurisë së deritanishme të procesit të vetingut dhe reformës në drejtësi, rezultatet e arritura në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me agjencitë ligj zbatuese të vendeve partnere.

cakaj1

Me tej, ai u kërkoi përfaqësuesve të Bundestag-ut vazhdimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë në rrugëtimin e procesit të saj transformues, në kuadër të çeljes së negociatave për anëtarësim, bazuar në meritë dhe në përmbushje të procesit të reformave.

Në takimin me Norbert Rottgen, ky i fundit rikonfirmoi idenë dhe bindjen e tij se BE-ja nuk është e plotësuar pa Ballkanin Perëndimor, duke siguruar mbështetjen për negociatat dhe nxitjen e procesit.

cakaj

Gjatë takimit me Hacker, bashkëbiseduesit ndanë mendimin se koncepti dhe interesi i përbashkët evropian nënkupton një rajon të integruar, të qëndrueshëm dhe të sigurt, por në këtë drejtim perspektiva e integrimit në BE, është një promotor i shkëlqyeshëm për kapërcimin e nacionalizmave dhe konflikteve të së shkuarës në Ballkan.

Ndërkohe që Patrick Sensburg, shprehu vlerësimin e tij për ecurinë e proceseve integruese dhe theksoi rëndësinë e promovimit të arritjeve të Shqipërisë jo vetëm me zyrtarët publikë në Gjermani por edhe me qytetarët gjermanë, për të kuptuar proceset e rëndësishme që po ndërmerr Shqipëria, si dhe efektet që kanë këto procese edhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Në takimin e Ministrit në Detyrë Cakaj me Manuel Sarrazin, ky i fundit u shpreh se Komisioni Evropian dhe politika gjermane duhet të marrin sa më parë një vendim pozitiv për Shqipërinë, për t’i mundësuar asaj një perspektivë të qartë e të besueshme evropiane, si e vetmja alternativë e qenësishme për vendin.

Deputeti e njëkohësisht reporteri për Shqipërinë, Sarrazin, vlerësoi shkëmbimin e informacionit konkret dhe të detajuar sa i takon reformave të ndërmarra në Shqipëri dhe u shpreh se jo vetëm personalisht, por edhe në emër të së Gjelbërve, e mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Në përgjigje të kësaj fryme pozitive dhe tejet inkurajuese të përfaqësuesve të Bundestagut gjerman, Ministri në Detyrë Cakaj vlerësoi Gjermaninë si një partnere kryesore që ka qenë dhe mbetet luajale ndaj zhvillimeve politike dhe ekonomike në rajonin e Ballkanit, pa mbështetjen e së cilës, procesi i integrimit nuk do të ishte i mundur për asnjë nga vendet e rajonit tonë.

Ministri Cakaj u rikonfirmoi të gjithë përfaqësuesve të Bundestagut, vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar me ritmet e duhura për konsolidimin e reformave kyçe dhe përgatitjet për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

g.kosovari

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

“Maji i dytë”, kuriozitet i bukur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In