• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Maji i dytë”, kuriozitet i bukur!

by Ben Andoni
15/05/2019 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Po afron 17 Maji dhe kujtimi i paktit të mesnatës po vjen sërish në mendjet e njerëzve.  Megjithëse një zgjidhje shumë e afërt nuk po duket në horizontet e politikës shqiptare, tashmë pothuaj është bërë bukur mirë e qartë se palët kanë filluar të komunikojnë. Paçka sharjeve që shumë prej Opozitës i kanë bërë Borschardt, kreut të OSBE-së dhe lumit të ofendimeve ndaj tij, shtuar me cinizmin për kancelaritë diplomatike, kritikat e tyre të fundit kanë zënë vend. Të kujtojmë se shenja e parë ishte me tonin më të ulur të kryeministrit në fundjavë dhe me zgjidhjen që bëri performanca e fundit e protestës së Opozitës me një marshim të rregullt drejt pesë stacioneve, të etiketuara si më problematiket në vend. Po të mos ishin episodet e agresivitetit të turmës, protesta e fundit do të ishte e zgjidhur shumë bukur dhe me një simbolikë shumë domethënëse. Ndërkohë tonet e ulura të Bashës dhe përhumbja e Ramës, sidomos pas këshillave të CDU dhe mënyra sesi e kanë përcjellë burimet e tyre më të afërta, tregojnë se palët po shikojnë momentin e fundit se ku do të ndërhyhet.

Është interesant se deri tani faktori i huaj nuk ka ndërhyrë shumë dhe ky mund të lexohet si përparim i demokracisë sonë (!), fakt që orët e fundit po bie sërish për të shkuar në të zakonshmen tonë: Të huajt do të duhet të ndërhyjnë! Mbase jo direkt me emisarë ose me të tillë në momentet e fundit por me mesazhe të cilat do të na kujtojnë se në çfarë niveli jemi dhe sesa punë na duhet ende të bëhemi sadopak të aftë për veten tonë.

Kështuqë problemi i fundit mbetet ai momenti i fillimit dhe mënyra sesi do të bëhet pazari i radhës, por nga ana tjetër edhe sa do t’i vlejë palëve. Për fat të keq, në këtë rast, humbësit më të mëdhenj do të jenë partitë e vogla, ato që shërbejnë si dekor shpesh për dy partitë e mëdha, por më shumë akoma mënyra sesi ato mbështesin jashtë programeve të tyre- të mëdhenjtë. Kuptohet se programet janë gjëja e fundit në shqyrtim pasi në fund në ofertë janë interesat. Dhe, kur flitet për interesa mëndja të shkon vetëm te PS, PD dhe nuk duhet harruar LSI.

Me çfarë shihet edhe në këtë stad, ka pak gjasa që palët të ulen, pasi të dy kanë diferenca aq të mëdha të artikuluara dhe aq pak për të lëshuar, saqë e bëjnë të gjithë marrëveshjen e afërt tepër të vështirë. Por, rrafshi politik shqiptar na ka mësuar se çdo gjë është e mundur, ndaj ndoshta në këtë moment po presin të gjithë: Si do të jetë marrëveshja apo si do të arrihet të ulen të dy palët? Jo për gjë, por thjesht për faktin se kur politika nuk arrin të zgjidhë punë, më shumë ja vlen të ndiqet si kuriozitet dhe sesi ia punojnë sistematikisht njerëzve. (Javanews)

Next Post
Molotovi i përdorur në protestë/ Lleshaj: Është futur në mënyrë ilegale i siguruar nën koperturë politike

Molotovi i përdorur në protestë/ Lleshaj: Është futur në mënyrë ilegale i siguruar nën koperturë politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

October 5, 2026
Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

October 5, 2026
FOTOT/ Mësuesja i dërgonte foto të zhveshura të dashurit, por gabimisht i’a nis një studenti

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

October 5, 2026
“Të zgjatet vettingu”/ BE dhe SHBA deklaratë të përbashkët: Reforma në Drejtësi po jep rezultate!

“Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

October 5, 2026
Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

October 5, 2026
E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

October 5, 2026
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

October 5, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Nis viti i ri akademik, 120 mijë studentë në auditorët e universiteteve të Shqipërisë

October 5, 2026
Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com