• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cakaj me homologun Borrell: Spanja mbështet Shqipërinë për sfidën drejt BE-së

by Java News
15/07/2019 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të punimeve të takimit joformal të Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit të Spanjës, Josep Borrell.

Gjatë bisedës, Ministri Borrell vlerësoi përpjekjet dhe angazhimin maksimal të Shqipërisë për plotësimin e kushteve të nevojshme që i hapin rrugë çeljes së negociatave me BE-në. Ai konfirmoi qëndrimin e palëkundur të Spanjës për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e qartë të tij për t’u bërë sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ministri Borrell siguroi mbështetjen e vendit të tij për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Ministri në Detyrë shkruan se takimi me Ministrin e Jashtëm të Spanjës, Josep Borrell, spikati në tre elemente kryesore.

“Së pari, domosdoshmërinë e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Spanjës, veçanërisht duke rritur nivelin e komunikimit të lartë politik dhe duke shtuar bashkëpunimin ekonomik. Së dyti, rëndësinë e patjetërsueshme të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë në muajin tetor dhe fuqizimin e politikave të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Së treti, vlerësimin pozitiv ndërkombëtar për përgatitjet e Shqipërisë për marrjen e Kryesisë së OSBE-së në vitin 2020 si dhe nevojën për një koordinim të ngushtë me pjesëmarrësit e kësaj organizate.” shkruan Cakaj.

“Shqipëria do të vazhdojë t’i realizojë objektivat madhorë të politikës së jashtme dhe të fuqizojë më tej besueshmërinë ndërkombëtare të saj.” shprehet Cakaj ne postimin e tij.

Ministri Cakaj konfirmoi se Shqipëria ka ndërtuar një bashkëpunim solid me shumë vende anëtare për të siguruar një kryesi sa më të denjë dhe në mbështetje të plotë të agjendës së Organizatës.

Postimi i plotë i Cakaj:
Takimi me Ministrin e Jashtëm të Spanjës, Josep Borrell, spikati në tre elemente kryesore:
Së pari, domosdoshmërinë e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Spanjës, veçanërisht duke rritur nivelin e komunikimit të lartë politik dhe duke shtuar bashkëpunimin
ekonomik;

Së dyti, rëndësinë e patjetërsueshme të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë në muajin tetor dhe, për më shumë,
fuqizimin e politikave të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi;

Së treti, vlerësimin pozitiv ndërkombëtar për përgatitjet e Shqipërisë për marrjen e Kryesisë së OSBE-së në vitin 2020 dhe nevojën për një
koordinim të ngushtë me pjesëmarrësit e kësaj organizate;

Shqipëria do të vazhdojë t’i realizojë objektivat madhorë të politikës së jashtme dhe të fuqizojë më tej besueshmërinë ndërkombëtare të saj!

Next Post
Disa këshilla për ata që punojnë para kompjuterit

Disa këshilla për ata që punojnë para kompjuterit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Partizani”, GJKKO shtyn gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

“Partizani”, GJKKO shtyn gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

September 28, 2026
Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës

Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës

September 28, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Flakët dalin jashtë kontrollit në një grumbull mbetjesh në Lezhë, rrezikohen banesat

September 28, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

“Shpresoj të mos na lini sërish në baltë”, Rama: Shqiptarët ende e duan BE-në, ndryshe nga vendet anëtare

September 28, 2026
Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

September 28, 2026

“Drejtësia” refuzoi tryezën për pagat, përgjigjet Qeveria: Mirëkuptojmë kërkesën, nesër nisim punën për ligjin e ri

September 28, 2026
“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

September 28, 2026
Pyetjet e porositura të PD-së dhe regjia që po e bën Berishën qesharak

Sali Berisha në Strasburg, zbardhet axhenda e takimeve të kryedemokratit

September 28, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes me financat dhe lidhjet sentimentale, ja shenjat me fat

September 28, 2026
Emërimet e reja në qeveri! Mario Keputa, zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Tryeza e pagave, magjistratët refuzojnë ftesën e Ramës, në mbledhje do të shkojë vetëm Gjykata e Lartë

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com