• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cakaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut: Kontribut për sigurinë

by Java News
13/12/2019 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot është zhvilluar në Tiranë Takimi i Komisionit të Partneritetit të Kartës SHBA-Adriatike (A5). Në takim morrën pjesë vendet anëtare dhe vëzhguese.

Ky takim u kryesua nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në cilësinë e vendit kryesues të Kartës së Adriatikut përgjatë këtij viti.

Në fjalën e tij, ministri Cakaj theksoi domosdoshmërinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal në përballimin e sfidave aktuale për sigurinë e rajonit si dhe vuri në dukje kontributin e Shqipërisë në përballimin e tyre.

Ministri e vuri theksin gjithashtu mbi domosdoshmërinë e zgjerimit të Kartës me vende të tjera të rajonit si Kosova, duke argumentuar se kjo do të kontribuojë jo vetëm në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal për përballimin e sfidave por edhe në integrimin e plotë euro-atlantik të tij.

Sipas ministrit, Karta SHBA-Adriatike, ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndihmë të integrimit Euro-Atlantik të vendeve tona, duke e shndërruar rajonin në një prodhues të sigurisë.

Nga ana e tyre, vendet pjesmarrëse, pasi vlerësuan lart fokusin e Shqipërisë në kryesimin e Kartës SHBA-Adriatike përgjatë këtij viti, mbështetën domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit rajonal për përballimin sa më efektiv të sfidave dhe kërcënimeve aktuale për sigurinë rajonale e më gjerë.

Takimi i shërbeu ilustrimit të aktiviteteve të Kryesisë shqiptare që në përputhje me fokusin e vënë gjatë kryesimit të kësaj nisme, u fokusua në forcimin e bashkëpunimit rajonal mes vendeve anëtare dhe vëzhguese të A-5, në funksion të përballimit të sfidave të përbashkëta të sigurisë dhe kryesisht, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Po ashtu, takimi i kushtoi vëmendje përpjekjeve për integrimin europian atlantik të rajonit si dhe domosdoshmërisë së zgjerimit të Kartës SHBA-Adriatike me Kosovën. Ky takim shënoi edhe fundin e kryesisë shqiptare të Kartës SHBA-Adriatike pas së cilës, zyrtarisht, kryesinë e merr Bosnjë-Hercegovina.

g.kosovari

Next Post
Meta e shpalli “non grata” ambasadorin Borchard, delegacioni OSBE i shkon në Presidencë

Presidenca: Më 19 dhjetor betohen tetë prokurorët e SPAK-ut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i Maduros, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qytetarët po presin me padurim t’i japin ndëshkimin që meriton

Berisha vijon akuzat: U përmbytën banesa dhe morali i kalbur i kësaj qeverie

January 15, 2026
E burgosura nga Tropoja ndërron jetë në QSUT/ Vuante nga probleme të rënda shëndetësore (EMRI)  

Gripi po shoqërohet me ndërlikime të rënda! Raste të shtuara në urgjencë dhe shtrime të sëmurëve kronikë

January 15, 2026
Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Bac u kry!

Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Bac u kry!

January 15, 2026
Spiropali në Kiev: Shqipëria, krah Ukrainës në rrugën drejt një paqeje të drejtë

Spiropali në Kiev: Shqipëria, krah Ukrainës në rrugën drejt një paqeje të drejtë

January 15, 2026
Nga Lulzim Berisha tek Astrit Avdyli, kush janë të burgosurit VIP që u transferuan në Peqin dhe Fier

Nga Lulzim Berisha tek Astrit Avdyli, kush janë të burgosurit VIP që u transferuan në Peqin dhe Fier

January 15, 2026
Masakra e Reçakut, Osmani: Dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj Kosovës

Masakra e Reçakut, Osmani: Dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj Kosovës

January 15, 2026
Vrasja makabre e Martin Çeços, Apeli i Tiranës liron nga burgu tre të dyshuarit

Vrasja makabre e Martin Çeços, Apeli i Tiranës liron nga burgu tre të dyshuarit

January 15, 2026
Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në gjithë vendin

Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në gjithë vendin

January 15, 2026
Ish-këshilltari i Trump flet për dialogun Kosovë-Serbi: Shkëmbimi i kufijve po përkrahej edhe nga zyrtarë evropianë

Lufta kundër drogës në Ballkan, Bolton: SHBA duhet të krijojë aleancë me qeveritë, jo t’i bashkojë me trafikantët

January 15, 2026
“Bëri Piramidat, Gërdecin e 21 Janarin…”/ Yzeiri: Berisha mban peng PD për interesat e tij

Përmbytja me llumin e gënjeshtrave dhe e vërteta jetime

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In