• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Çadra, si hakmarrje e Bashës kundër qytetarëve të Tiranës

by Flogert Muça
21/02/2017 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është i bllokuar. Në të është instaluar një çadër e paligjshme në të cilën zhvillohet një cirk politik dhe një argëtim grotesk të një grushti njërëzish. Edhe pse mund të duket e pabesueshme, pjesa tjetër e aktivitetit përtej cirkut politik është muzikë tallava, pica, birra, simultane shahu, bixhoz e të tjera si këto. Një situatë absurde ku ngrihen dolli e mbahen fjalime haluçinante me vjedhje zgjedhjesh akoma pa u zhvilluar, duke thurur realitete që mesa duket janë vetëm mendësia e PD-së dhe kaq. Por që fatmirësisht këto realitete nuk janë aspak axhenda e qytetarëve. Është thjeshtë dhe vetëm një skenar qesharak opozitar që fatkeqësisht nuk ka kauzë. Një situatë brenda një çadre të kthyer në një lokal të rëndomtë ku kërcehet “Baftjari” e me Ristanin pihet raki.

Por pse ndodh e gjithë kjo shfaqje dhe cfarë pasojash ka për qytetarët e Tiranës që zhvillojë aktivitetin e tyre në kryeqytet?

E nisim nga e para, për të rithënë ca fakte të pandryshueshme që nga dita e parë e protestës.
Partia Demokratike zhvilloi një protestë pas një takimi maratonë të Bashës me strukturat e partisë në të gjithë Shqipërinë. Struktura të shthurura, të emëruara e ku kundrejt tyre publikisht ushtrohet dhunë (rasti i Durrësit dhe më pas ai i Kavajës ku milinatët e PD u rrahën nga të tjerë militantë se nuk mendonin si Basha).

Një tubim poshtë mesatarit nëse kemi parasysh se anëtarësia e PD-së është disa herë me shumtë se ata që dolën në shesh, tregon se jo vetëm populli nuk ju përgjigj, por po të mos kishte qenë për marrjen me dhunë të punonjësve të bashkive ku qeveris e djathta, do ishte katandisur edhe më keq.
Më pas vazhdoi ngritja e çadrës dhe festat e përnatshme me një kosto të pazakontë për një parti politike. Dhe pse kjo nuk të habit sepse 8 vitet e pushtetit kanë dalë e tepruar për të rrjepur kaq e shumë më shumë se kaq.

Qyteti që e braktisi totalisht Partinë Demokratike ishte Tirana. Përveç kryesisë së partisë dhe ca të rinjve rreth saj, në shesh nuk u dukën qytetarët e Tiranës, të cilët mesa duket i treguan Bashës se nuk e kanë harruar braktisjen që ai i bëri qytetit kur ishte kryetar bashkie. Ja kthyen reston një më një, me një braktisje spektakolare, siç në fakt ai jua kishte bërë atyre.
Basha këtë nuk e kapërdiu dot mesa duket. Pas humbjes së betejës pëe Tiranën ku Veliaj e mundi keq, pas humbjes së betejës qesharake të këndit të lodrave te Liqeni, pas humbjes së betejës në gjykatë ku PD mori gjobë nga Bashkia për vandalizimin e qytetit gjatë një proteste, Basha u kundërpërgjigj.

Duke bllokuar bulevardin qëndror të qytetit Basha ka bllokuar aktivitetin normal të qytetarëve të Tiranës. Të cilët çojnë fëmijët në kopshte, çerdhe (që jane rikonstruktuar plotësisht) e shkolla. Të cilët shkojnë e vijnë nga puna apo qoftë dhe kanë një urgjencë të çfarëdollojshme.

Kjo hakmarrje e Bashës është kuptuar nga qytetarët, të cilët mallkojnë ditë-natë çadrën e kthyer në muzikë tallavaje qesharake me pica e birra, letra bixhozi e shah, ku mungojnë vetëm ca strptiste për të krijuar një skenë krejtësisht të degjeneruar. Çadër e cila është e kundërta e kantierëve të ndërtimit të qytetit që bashkia ka hapur dhe që qytetarët e mirëkuptojnë.

Aq i pameshirshëm është treguar Basha, sa jo vetëm që nuk ka kërkuar ndjesë për ndërtimin pa leje që ka ngritur, por për ironi të fatit, ju thotë çdo ditë qytetarëve të irrituar se duhet të bashkohen me të. Të bashkohen me Bashën, me atë që nuk hapi kurrë një kantier ndërtimi në qytet, i cili “nuk nguli një gozhdë në mur” siç thotë populli.

Kjo është hakmarrja e Bashës ndaj qytetarëve të Tiranës, të cilët akoma pa e kuptuar Basha, do hakmerren ndaj tij edhe në 18 qershor. Këtë herë jo pse ai nuk punoi, por sepse si leejoi të jetonin normalisht në qytetin e tyre, që nuk është më i tiji.

Next Post
Kosova do të luajë në Këln dhe jo më në Shqipëri

Kosova po përforcohet me katër yje në futboll

Comments 1

  1. Resuli says:
    9 years ago

    Flogert, je i perkryer.
    Cdo fjale do ishte e tepert! 🙂

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

March 23, 2026
50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

March 23, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më mirë të dish, apo të mbetesh i paditur

March 23, 2026
Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

March 23, 2026
Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

March 23, 2026
“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

March 23, 2026
“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

March 23, 2026
Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

March 23, 2026
Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

March 23, 2026
Nafta vijon rënien në tregjet ndërkombëtare, në bursën e Nju Jorkut një fuçi u shit nën 99$

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In