• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çadra “Basha” dhe çadra “Berisha”

by Artur Ajazi
17/11/2025 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Çadrat mes bulevardit, gjithmonë kanë qenë  synimadhe për interesat e politikanëve. Asnjë çadër, nuk është ngritur “rastësisht” apo për “qëllime të mira në dobi të popullit”. E tillë ishte çadra “Basha”, e cila ishte kryekëput, një zgjedhje e qëllimshme e ish-kreut të PD-së, për të “marrë nga Rama, qoftë edhe diçka minimale” ose “KÇK”, dhe arriti atje ku deshi në fakt.

Lulzim Basha me çadrën e tij, jo vetëm badërrdisi dhe mashtroi demokratët, por e përdori  mrekullisht atë, për  interesat e tij politike dhe familjare. Zhgënjimin që patën demokratët nga çadra mes bulevardit me Lul Bashën, ishte prova më e duhur, që i bindi ata se “edhe gjetja e KOP-it nga Berisha, rezultoi një “vrimë në ujë”. Por Luli tanimë ka ikur nga PD, dhe ajo parti sërish po rikthehet në kohën e çadrës, kësaj here për interesa të vetë ish-liderit historik. PD bazuar në porositë e Berishës, ka vendosur të instalohet para Kryeministrisë, dhe të ngulë aty çadrën e saj të re. Berisha u ka bërë thirrje gjithë demokratëve, nga janë dhe nga nuk janë, madje dhe diasporës, të mblidhen para Kryeministrisë, nga ku “do të nisë nga puna Parlamenti  Qytetar”.

Berisha e ka quajtur kështu “çadrën protestuese”, pasi premton të mbledhë rreth saj, qindra e mijëra demokratët, apo dhe qytetarë të pavendosur. Duke zhvendosur debatin nga salla e Parlamentit drejt bulevardit, kryetari historik i PD-së, mendon dhe beson se “kjo do ta detyrojë Edi Ramën të pranojë kërkesat e opozitës për interpelanca dhe komisionet hetimore”.

Në një kohë që Rama pritet në Bruksel me “tapetin e kuq” dhe çel grupkapitujt e fundit me BE, duket si përpjekje e dështuar e Berishës, për të ngulur çadrën pranë Kryeministrisë. Vetëm debati dhe beteja në Parlament, do ti rikthente besimin atyre mijëra demokratëve që deri sot, e kanë me mosbesim  rikthimin e Berishës në krye të PD. Nuk është më viti 2017, dhe Rama nuk është më në pozita të lëkundura, pas zhvillimeve të reja nga Brukseli.

Eshtë e qartë se, Rama nuk ka ndërmend të bëjë as aleanca dhe as lëshime, ndaj opozitës e cila është kthyer 8 vite pas, duke ngulur çadra, dhe duke e zhvendosur debatin e saj nga Parlamenti, drejt bulevardit. Zoti Berisha, duhet ti tregojë demokratëve se, opozita e ka seriozisht betejën parlamentare,  se opozita dhe më konkretisht PD, e  ka seriozisht hapjen dhe riorganizimin e strukturave të asaj partie, se PD-ja ka vendosur ti thotë “JO” formave dhe metodave dështake, duke u bërë qesharake me çadrat e saj, se PD-ja ka vendosur të jetë parti e ku zhvillohen zgjedhje të lira dhe demokratike brënda saj, për ti dhënë fund totalitarizmit dhe kultit të individit. Ti rikthehesh çadrave, dhe demek “protestave popullore”, kur ke provuar gjithmonë se, ke dështuar në masivitetin e tyre në bulevard, është humbje kohe për ata demokratë ende të pavendosur, që po humbin shpresën dhe besimin se, “një ditë PD-ja fiton zgjedhjet në Shqipëri”.

Next Post
Spiropali mirëpret homologun gjerman Wadephul: Gjermania mbështetje për integrimin europian të Shqipërisë dhe rajonit

Spiropali mirëpret homologun gjerman Wadephul: Gjermania mbështetje për integrimin europian të Shqipërisë dhe rajonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

Kriza e emigracionit, Gjermania: Jemi dakord për qendrat e deportimit jashtë BE

September 4, 2026
Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

September 4, 2026
VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

September 4, 2026
Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

September 4, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Tiranë, nuk ka të lënduar

Dy banesa të djegura në Himarë, rrezikohen edhe 40 të tjera

September 4, 2026
Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

September 4, 2026
“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

Meloni: Ne ekstremistë? Evropa po na kopjon modelin e kampeve me Shqipërinë

September 4, 2026
Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

September 4, 2026
Kali i Kaligulës

Kali i Kaligulës

September 4, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Berisha gjysh dhe Berisha politikan

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com