• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bylykbashi: Për SPAK u pranuan propozimet tona, ligjet e tjera u miratuan me arrogancë nga mazhoranca

by A R
06/10/2016 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu siç edhe u vendos dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, deputetët e opozitës votuan me konsensus ligjin për SPAK, dhe më pas braktisën seancën.
Në këtë mënyrë deputetet e PD nuk shprehën qëndrimin e tyre për 5 ligjet e tjera të paketës për reformën në drejtësi.

Duke folur për “News 24”, pas largimit nga Kuvendi, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi sqaroi qëndrimin e PD. Ai tha se për ligjin e SPAK u zgjidhën çështjet themelore të draftit kushtetues edhe në bashkëpunim me OPDAT.

Ndërsa sipas Bylykbashit, për ligjet e tjera “pati sjellje arrogante, ne na u refuzuan të gjitha propozimet”.

“PD votoi në parim, nen për nen dhe në tërësi ligjin për SPAK, ligjin për organet kundër krimit të organizuar. Votuam sepse u zgjidhën të gjithë çështjet themelore të draftit kushtetues. Në bashkëpunim me OPDAT u zgjidhën këto çështje. Ligji SPAK mori mbështetjen e plotë të grupit parlamentar të opozitës. është ligji më i rëndësishëm i paketës, pasi shënon rritje të dukshme të efikasitetit kundër krimit dhe korrupsionit. Ramës iu hoqëm duart nga Byroja Kombëtare dhe e hetimit. Duhet të kenë frikë nga zbatimi i këtij ligji.

Ligjet e tjera i bënë me sjelljen e tyre tipike dhe arrogante, ne na u refuzuan të gjitha propozimet. Ai që spikat më shumë është ligji për organet e sistemit të. U arritur konsensus, por ligjin e transformuan. Atë që nuk e merrnin me 94 vota, në mënyrë tinëzare e marrin me 84 vota. Duke qenë se ky ligj dhe të tjerat që vijnë më pas, ishin jo vetëm probleme antikushtetueshmërinë, por edhe probleme të terja. Do të shqyrtojmë të gjithë argumentet edhe ato kushtetuese për të shqyrtuar këto çështje”, tha deputeti Bylykbashi. /BalkanWeb/a.m.

Next Post

Prag ndryshimesh/ Gjoni, prokurori shqiptaro-amerikan që "mban shënim" Reformën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In