• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bylykbashi kundër Bashës: Ai nuk jep inspirim, ja çfarë do kishte ndodhur me PD-në nëse s’do kishte ‘Foltore’

by Java News
02/11/2021 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka folur rreth situatës brenda PD-së.

Oerd Bylykbashi ka deklaruar se reforma zgjedhore e miratuar nga Rama, veçanërisht heqja e koalicioneve tradicionale i ka kushtuar zgjedhjet e 25 prillit PD-së.

“Rikthmi ynë në parlament ka qenë i debatueshëm. Edhe baza e partisë së PD-së filloi të mësohej me një realitet tjetër. Ne kemi bërë protestën me çadrën. Është e thjeshtë t’i gjykojmë më pas. Por kemi bërë protesta të mëdha, aksione të mëdha politike. Parti e qendrës së djathtë, konservatore, që do të thotë funksionimi i shtetit në favor të individit është shumë e rëndësishme, ne dolën në rrugë. Në 2.5 vite na bëri të humbnim një element shumë të madh, parlamentin. Parlamenti është instrument shumë i madh që na jep mundësinë të bëjmë opozitë të fortë. Momenti kur e humb është pamundësi e madhe. Nëse do të ishim në parlament ne do të impononim më shumë në reformën zgjedhore dhe mbi të gjithë nuk do të ishte hequr koalicioni i madh që bëri Rama. Pasoja ishte humbja e zgjedhjeve. Mosqënia bashkë në koalicion na kushtoi. Gjendemi në një situatë ku mbas 25 prillit ka zhvillime që kanë çuar në këtë debat të madh. Po ndodh një situatë e fortë brenda PD-së që ka nevojë për zgjidhje”, deklaroi Bylykbashi.

Më tej, deputeti demokrat u shpreh se Foltorja e Berishës ka filluar të rigjenerojë bazën e partisë. Ai shtoi se nëse kjo lëvizje nuk do të kishte nisur, atëherë PD do të shkonte drejt një gjumi vdekje.

Sipas Bylykbashit, partia jo vetëm që është thjesht në një krizë të thellë pas humbjes së zgjedhjeve, por lidershipi nuk po inspiron më.

“Ne jemi deputetë të PD-së. Siç thonë italianët ‘jo të gjitha të këqijat vijën për të bërë dëm’. Hera e parë që i ndodh një opozite që të jetë për 3 mandate në opozitë. Është e madhe drama. Menjëherë pas zgjedhjeve pati një përshpejtim. Më i rëndësishmi veprim që ndodhi ishte ai i 9 shtatorit, largimi i z.Berisha nga grupi parlamentar. Prodhoi një lëvizje politike që ka marrë emrin Foltore. Janë zhvillime politike që po e rigjenerojnë bazën e partisë. Nëse nuk do ndodhte Foltorja, partia do të shkonte drejt një gjumi vdekje. Rama e sheh qeverisjen të gjithë në dorën e tij. Ky është produkti i të menduarit autokratik të këtij kryeministri. Nga ana tjetër kemi një opozitë që jo vetëm ka humbur zgjedhjet, jo vetëm ka një krizë të fortë, por edhe nuk inspiron me lidership. Në këtë situatë njerëzit kërkojnë zgjidhje”, tha ai.

I pyetur a ka nevojë që politika shqiptare të pastrohet, Bylykbashi deklaroi se patjetër që po, por mekanizmi si synohet të bëhet vetingu i politikanëve është i gabuar.

“Pa dyshim. A bëhet kjo me një goditje? Dyshoj për këtë. Kemi ligjin e dekriminalizimit, ka dhënë efekt, por ende ka persona që tentojnë të futen. Korrupsioni është galopant. Kei një mënyrë qeverisje korruptive që e quajmë PPP. Kjo shitet si mënyrë qeverisje. Vetingu i politikanëve, kauza është e Lulzim Bashës në vitin 2018. Mekanizmi i vetingut është i gabuar. E thotë komisioni i Vencias. Është destabilizues dhe mund të çajë në kapje të vetingut, sa i takon atij në drejtësi apo atij në politikë. Ajo po ndodh në gjyqësor por është e sigurt që do ndodhë dhe në politikë. A kemi instrumenta për ta bërë vetingun e politikanëve? Po, kemi ILDKPI, SPAK, por mund t’i largojmë dhe me votë. Me SPAK-un e fortë, të hetohen dhe të çohen në burg politikanët. Më mirë 30 politikanëve dhe gjyqtarë të dënuar në mënyrë të drejtë. Më e rëndësishme të bësh betejën e drejtë. Qëllimi është fisnik por mënyra si bëhet mund të jetë problematike, na tha Komisioni i Venecias”, theksoi Bylykbashi.

Më tej, Bylykbashi tha se vendi ynë ka nevojë për një sistem zgjedhor që frenon kryeministrin Rama.

“Kemi një mënyrë sulltanore qeverisje. Na duhet një sistem zgjedhor që frenon këtë kryeministër. Kemi një sistem zgjedhor toksik, të padrejtë. Brenda një partie politike, kandidatët vjedhin votat e njëri-tjetrit. Të mendojmë me kujdes për zgjidhjen. Një sistem që kufizon kryeministrin. Na duhet të bëjmë reforma të vërteta jo thjesht t’i hedhim tani në tryezë. Reformë është të ulësh të diskutojmë dhe shohim kush janë zgjidhjet. Do të martohet interesi i palëve për interesin publik”, përfundoi ai.

Next Post
Amendamentet për ndryshimet kushtetuese/ Kryetarja Socialiste: Jemi të hapur për opozitën, por e pamundur që…

Amendamentet për ndryshimet kushtetuese/ Kryetarja Socialiste: Jemi të hapur për opozitën, por e pamundur që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani: Kemi qëlluar shtatë anije në Hormuz, askush nuk kalon në mënyrë të paligjshme

Irani i mbyll Gjirin Persik SHBA-së: Trump duhet të ëndërrojë të shohë forcat e armatosura të hyjnë në këtë zonë!

October 24, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

“Po tentohet të destabilizohet vendi!”- Analisti paralajmëron: Dhuna vjen nga organizatat radikale të majta, bashkë me qarqe ruso-iraniane!

October 24, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

“Berisha kërkon ta marrë pushtetin me dhunë, me bandën e Hamasit”- Avokati: Duan ta kthejnë Shqipërinë si në ’97! Ata që kërkojnë dorëheqjen…

October 24, 2026
“Për të mirën tonë dhe atdheun”- Rudina Hajdari: Duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”…!

“Për të mirën tonë dhe atdheun”- Rudina Hajdari: Duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”…!

October 24, 2026
“Investim strategjik”- Punimet në aksin Elbasan-Papër, Zv/kryeministrja Koçiu: Lehtëson lëvizjen, rëndësi ekonomike e turistike

“Investim strategjik”- Punimet në aksin Elbasan-Papër, Zv/kryeministrja Koçiu: Lehtëson lëvizjen, rëndësi ekonomike e turistike

October 24, 2026
Trump sulmon Zelensky-n për sulmet ndaj rafinerive ruse: Turp, është më e vështirë të bashkëpunosh me të sesa me Putinin

Taktikë e re gjeopolitike, Trump sugjeron tarifa 200% mbi Ukrainën dhe Rusinë: Kushtëzim për të arritur paqen!

October 24, 2026
Irani i mbyll Gjirin Persik SHBA-së: Trump duhet të ëndërrojë të shohë forcat e armatosura të hyjnë në këtë zonë

Irani i mbyll Gjirin Persik SHBA-së: Trump duhet të ëndërrojë të shohë forcat e armatosura të hyjnë në këtë zonë

October 24, 2026
Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

SHBA e alarmuar nga kërcënimet iraniane, dyshohet se u planifikuan vrasjet e diplomatëve dhe zyrtarëve amerikanë!

October 24, 2026
Tajfuni “Chubi” lë pas 1 të vdekur e mbi 500 të plagosur në Tajvan! 56 mijë familje pa drita, stuhia i drejtohet Kinës e Japonisë

Tajfuni “Chubi” lë pas 1 të vdekur e mbi 500 të plagosur në Tajvan! 56 mijë familje pa drita, stuhia i drejtohet Kinës e Japonisë

October 24, 2026
Tabaku thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: T’i tregojmë këtij sistemi forcën e shumicës, sot në protestë!

Tabaku thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: T’i tregojmë këtij sistemi forcën e shumicës, sot në protestë!

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In