Amendamentet për ndryshimet kushtetuese/ Kryetarja Socialiste: Jemi të hapur për opozitën, por e pamundur që…

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Ferhati Bushka e ftuar në ‘Frontline’ me Marsela Karapanço foli për projektligjin për bashkëqeverisjen.

Ajo u shpreh se ligji parashikon mekanizma që kanë të bëjnë me rritjen e vendimmarrjes së qytetarëve.

“Sot kemi marrë 4 orë në një mbledhje për ligjin për bashkëqeverisjen që është një nga mjetet që e fuqizon qytetarin. Kohet kanë ndryshuar ,veprimtaria e administratës do të duhet të jetë më efecientë. Ligji parashikon mekanizma që janë plus atyre që parashikon ligji në Shqipëri. Janë mekanizma që kanë të bëjnë me rritjen e vendimmarrjes së qytetarëve”, tha ajo.

E ndaluar tek qëndrimi i opozitës ajo tha kjo çështje nuk është bërë për propagandë dhe se sipas saj mund të verifikohet fare mirë me rezultatet e dhëna.

“Çdokush ka të drejtën e fjalës…Sa i takon komenteve se është propagandë…Kjo gjë mund të verifikohet me rezultatet që vetë agjencia disponon…”, u shpreh më tej ajo.

Po ashtu kryetarja e Komisionit komentoi propozimet për ndryshimet kushtetuese, për të cilat tha se procesi i Vettingut është një proces që duhet trajtuar më vete , duke shtuar se është e pamundur që këto nisma të shqyrtohen së bashku.

“E vetmja rrugë drejt dy nismave që kemi paraqitur është dialogu. Kemi dy nisma për ndryshime kushtetuese në Kuvend , njëra ka të bëjë me procesin e Vettingut dhe tjetra me disa ndryshime që kanë të bëjmë me sistemin e zgjedhur, reformën territoriale dhe Vettingun në Politikë. Këto kanë nevojë për diskutime të gjata…Reforma zgjedhore është në binarët e vet, një Komision është duke u ngritur…pra është një proces më vete”, tha ajo.

Pyetje: A legjitimohet marrja e të dhënave sikurse akuzon opozita?

Bushka: Përdorimi i teknologjisë nuk është risi në Shqipëri, por në të gjithë botën. Ka sanksionet kur abuzohet me të dhënat dhe ato nuk janë vetën administrative , por edhe penale. Të gjitha shqetësimet që ngrihen në thelb duken të drejta…Janë parashikuar mjete mbrojtëse si duhet të ruhen të dhënat.

Pyetje: Po aq të mbrojtura me të dhënat e 900 mijë qytetarë?

Bushka: Në rast kur keqpërdoren të dhënat, në vendin tonë ka mjete ligjore për ti ndjekur. Pra ka edhe mjete që ngarkojnë më përgjegjësi ata që i keqpërdorin. Ndaj them se ligji shihet në tërësi, pra kush është qëllimi apo çfarë pritet. Nuk flitet në përgjithësi. Kush abuzon me të dhënat personale do të ngarkohet sipas ligjit.

Vettingu në Drejtësi:

Bushka: Në thelb ka karakter teknik dhe kjo ka një rëndësi të madhe për vijimin e një procesi. Logjika është që nisma për shtyrjen e mandateve të organeve të Vettingut ka rëndësi që ky proces deri në fund të afatit të vet i cili do të vetojë deri në 500 çështje nga rreth 800 në total, do të ngelin pa vetuar 300 të tjerë që do ti kalojnë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Nuk duhet të mbingarkohet Këshilli i Lartë i Prokurorisë me një funksion tjetër. Sot kryesor është plotësimi i vakancave, pasi Vettingu ka krijuar më shumë seç pritej vakanca dhe këto duhen plotësuar. Ne mendojmë që për këtë rruga e duhur për tu ndjekur është zgjatja e mandatit.  Reforma territoriale propozohet si një risi dhe ka nevojë për diskutime dhe kërkon kohë. Sa i përket urgjencës  kemi një përputhje praktike dhe nuk mendoj se është normale që këto çështje të marrin nja kohë kaq të shpejtë dhe të diskutohen së bashku. Ne duhet ti kemi të qarta propozimet…Unë mendoj që nuk duhet ti lidhim së bashku këto çështje. Të pamundura që nismat të shqyrtohen së bashku, por jemi të hapur për tu ulur dhe për të biseduar. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.