• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bylykbashi: 104 amendamente fshehtas në Kuvend nga Rama për të kapur Drejtësinë

by Java News
03/11/2016 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkekryetari i komisionit per Reformen ne Drejtesi, Oert Bylykbashi, ka akuzuar mazhorancen se ka futur ne kuvend 104 amendamente, qe synojne kapjen e drejtesise nga Kreyeministri. sipas tij, Parlamenti përballet me një shkelje skandaloze të Kushtetutës dhe rregullores.

“Kemi prej datës 6 tetor në shqyrtim, kemi edhe debatin për ligjin për organet e sistemit të drejtësisë. Është bërë debate dhe është mbyllur. Në këtë senacë e kemi bërë shumë të qartë. Ky ligj është antikushtetues sepse me këtë ligj Edi Rama kërkon të marrë që humbi në datën 21 Korrik në negociatën për miratimin e Kushtetutës. Negociata përfundoi me një tekst kushtetues të miratuar më 22 Korrik, sot në fuqi, i cili i heq mundësinë kryeministrit të kapë Këshillin e Lartë Gjyqsor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. i heq të gjithë filtrat që kërkonte kryeministrit që përmes të cilave të kapte anëtarët e këtyre dy këshillave të rëndësishëm. Por mesa duket nuk i del shpirti nga inati dhe pikërisht për këtë arsye ka kaq kohë që ka sjellë ligj në shkelje të Kushtetutës por për fat të keq, ajo për të cilën kam marrë fjalën sot, është shkelja tjetër skandaloze e bërë këtu nga një deputete e Parlamentit me bekimin e kryeministrit”, deklaroi Bylykbashi.

Sipas tij, dje pasdite është depozituar në Parlament një draft me 104 amendamente për këtë ligj.

“Një ligj i pamiratuar që ka më pak se 300 nene, amendohet nga një deputet i vetëm me 104 amendamente të tjera. Kjo është jo vetëm skandaloze sepse tregon shumë qartë se ëfarë konsiderate keni ju për Komisionin Parlamentar për Reformën në Drejtësi. Për ju nuk ka rëndësi sepse doni ta ndryshoni më pas ëdo gjë që bëhet me konsensus apo jo për mbi të gjitha ka një shkelje shumë të rëndë të procedurës. Rregullorja e Kuvendit parashikon që amendamentet paraqiten jo më vonë 24 orë nga seanca e debatit dhe miratimit. 24 orë kanë qënë në datën 5 tetor, seanca ka qënë në datën 6 tetor dhe paraqitja e 104 amendamenteve sot, me firmën e një deputeteje është në kundërshtim me rregulloren. Për rrjedhojë, këto amendamente duhet të tërhiqen menjëherë ose projekligji duhet të shkojë për rishqyrtim në Komisionin e Reformës në Drejtësi”, deklaroi Bylykbashi.

Deputeti i PD nenvizoi ne fjalen e tij se kërkohet kapja politike të sistemit të drejtësië.

“Me propozimin që vjen nga kjo deputete e Parlamentit, kërkon rikthimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në versionin famëkeq të shtatorit 2015. Po ju lexoj se si përbëhet komisioni që do filtrojë kandidaturat në kundërshtim me Kushtetutën. Po kërkohet që të futet një komision ad hoc i cili do të filtrojë të gjithë kandidaturat që kanë të drejtë të konkurojnë për anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqsor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Është antikushtetuese sepse Kushtetuta nuk e parashikon. Jeni duket e kthyer në versionin famëkeq të vitit 2015`ku mund ti përcaktohet emri i secilit anëtar dhe po ua them, këta janë ata që propozon deputetja; Avokati i Popullit, kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dy avokatë, më i riu dhe më i vjetri në moshë që kanë dhënë në 5 vitet e fundit mësim në shkollën e Magjistraturës. Merat mund tua vendosim tani të dy këtyre. Një anëtar i rregullt nga Akademia e Shkencave, nga shkencat shoqërore dhe ky ka vetëm një emër. Po ktheheni aty ku Komisioni i Venecias ua rrëzoi. Është shkelje e kushtetutës procedura që kërkoni të miratoni këto amendamente. Tërhiqeni përndryshe ky parlament po vendos një precedent të rrezikshëm”, deklaroi Bylykbashi.

ma.me

Next Post
Qeveria 15 mln euro për qytetarët që kanë makina të vjetra, të blejnë makina të reja

Qeveria 15 mln euro për qytetarët që kanë makina të vjetra, të blejnë makina të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In