• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bylis qytet grek”, deklarata e Sgarbit jehonë në mediat greke: Shqiptarët s’kanë lidhje me ilirët

by Ardit Rada
11/06/2020 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklarata e kritikut italian të artit, Vittorio Sgarbi, lidhur me qytetin antik të Bylisit, ka trazuar ‘ujërat’ jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufirit.

Portali grek “Greekcitytimes.com”, i ka dedikuar një shkrim deklaratës së tij, duke mos lënë pa shtuar edhe tonet nacionaliste.

Portali mohon në shkrim edhe lidhjen e shqiptarëve me ilirët.

Në artikull shkruhet se Bylisi ndodhet në Vorio-Epirin e sotëm dhe se në Shqipëri jetojnë 125 mijë grekë.

“Rajoni i Epirit sot është i ndarë në dy pjesë- ai që ndodhet në Greqi dhe Epiri i Veriut që bie në Shqipërinë e sotme, ku jeton edhe një pakicë greke, rreth 125 mijë banorë.

Për mijëra vjet grekët kanë jetuar në Epir dhe kanë ndërtuar shumë qytete antike, disa janë banuar deri më sot, dhe disa janë kthyer në gërmadha antike.

Sidoqoftë, revizionizmi historik është i fortë në Shqipëri pasi ata përpiqen të lidhen veten me ilirët e lashtë edhe pse u mohohet nga bota historike dhe akademike.

Historianët shqiptarë pretendojnë se shumë prej vendbanimeve greke antike në Vorio-Epir janë ilire dhe rrjedhimisht shqiptare.

Ata pretendojnë kështu edhe pse nuk ka asnjë provë se shqiptarët e sotëm janë të lidhur me ilirët e lashtë.

Vittorio Sgarbi, një anëtar i dhomës së deputetëve në Itali, kritik arti dhe historian me mbi 70 botime ka konfirmuar helenizmin e rrënojave antike të Bylisin.

“Në të kaluarën kur kam ardhur në Shqipëri, kam parë vende të mahnitshme. Por unë kurrë nuk kam qenë në Bylis (Βύλλις), një qytet grek me një teatër të madh nga i cili mund të shohim Vlorën, ”- tha ai.

Bylisi ka qenë një qytet që fliste grekisht, në kufijtë e Ilirisë dhe Epirit, kishte një stadium dhe teatër të vetin.

Qyteti kishte edhe monedhën e tij, e cila ishte e ndryshme nga ajo e fiseve të tjera. Shumë historianë besojnë se Bylisi është qyteti më verior dhe rrjedhimisht nuk i përket kolonive greke, por kjo gjë është pranuar me konsensus ndërkombëtar, pavarësisht insistimeve të historianëve shqiptarë.

Ata insistojnë se qyteti është ndërtuar dhe banuar nga ilirët e lashtë, pavarësisht gjuhës së folur, institucioneve, zyrtarëve, planifikimit të qytetit, të gjitha tipike greke”, shkruan portali grek.

/e.rr

Next Post
Rokadë në Policinë e Shtetit/ Emrat e drejtorëve që ikin dhe vijnë

Rokadë në Policinë e Shtetit/ Emrat e drejtorëve që ikin dhe vijnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

February 26, 2026
“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

February 26, 2026
Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

February 26, 2026
Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon, ju pretendoni…

Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon, ju pretendoni…

February 26, 2026
Kishte fshehur kokainë te matësi i energjisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Kishte fshehur kokainë te matësi i energjisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

February 26, 2026
“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së

“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së

February 26, 2026
Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

February 26, 2026
Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

February 26, 2026
Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

February 26, 2026
Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In