• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buzhala ‘godet’ njerëzit e Kurtit në RMV: Protestojnë kundër Ramës, por qeverisin me aleatët e Vuçiçit

by A R
09/07/2026 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari dhe analisti nga Kosova Berat Buzhala, ka reaguar pas lajmit për ndalimin për rreth një orë në kufirin e Qafë-Thanës të deputetit Bekim Qoku dhe Adnan Azizi nga koalicioni i partive shqiptare në pushtet “VLEN”, aleatë të kryeministrit Hristijan Mickoski, si dhe Hasim Murtezani, zyrtar i lartë qeveritar dhe pjesë e VLEN, ishin ndaluar për rreth një orë në kufirin e Qafë-Thanës.

Buzhala me tone herë ironke e herë kritikuese, thotë se nëse do të ishte ai në doganë, nuk do t’i kishte lejuar të kalonin, pasi sipas tij, Qoku është bashkëpunetor i BIA’së (shërbimi sekret serb) dhe Aleksandar Vuçiçit.

“Një delegacion që e ndan shtratin me agjentin e BIA-s serbe, Ivan Stoilkovic, u nis për të protestuar dje në Tiranë kundër Edi Ramës, dhe në Qafë-Thanë i paskan ndaluar nja një orë. Unë nuk i kisha lënë të hynin fare. Qoku është aktiv në rrjetet sociale pro protestës. Është në rregull kjo, por me tejkalu Mickoskin, me tejkalu Stoilkovic i cili është zv.kryeministër i RMV, serb me etnikë, që s’ka lidhje me etninë por se çfarë ka bërë ai që pas vitit 2017…. dhe të thuash po shkoj të protestoj në Tiranë? Për çfarë? Për Zvërnecin? Për demokracinë?! ”, shprehet ai.

Më tej Buzhala thotë se “qeveria e RMV, aty ku janë njerëzit e Albinit, është në luftë më Bullgarinë, në aleancë me Serbinë… Shqipëria për të cilën këta po shkojnë të protestojnë e ka tejkalu në integrim europian Maqedoninë e tyre, Serbinë e Vuçiçit. Pra si erdhëm në këtë ditë që qeveria e Kosovës të ketë aleat qeverinë e RMV e cila është aleat i Serbisë dhe është kundërshtar i Bullgarisë edhe i Shqipërisë? Si erdhëm në këtë ditë që nja tre katër horra të shkojnë të protestojnë në Tiranë duke qenë në shtrat me njerëzit e BIA-s?”.

Sipas Buzhalës, “pika kryesore e BIA-s për destabilizimin e Maqedonisë ka qenë Stoilkovic, të cilin sot Qoku me shokë nuk e shohin dhe vendosin të shkojnë dhe të protestojnë për mbrojtjen e demokracisë në Tiranë”.

“Zëvendëskryeministri i Qokeve të Albin Kurtit, Ivan Stoilkovic, është bashkëpunëtor i BIA’s dhe Vuçiçit, kurse Qoket e Kurtit nuk i pengon shefi i tyre serb, por Edi Rama”, shkruan Buzhala bashkangjitur këtij videomesazhi.

Next Post
Detet arrijnë temperatura rekord, ekspertët paralajmërojnë specie të reja pushtuese

Detet arrijnë temperatura rekord, ekspertët paralajmërojnë specie të reja pushtuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com