• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Buzëqeshja që të kafshon e Evropës, Ballkani dhe sëmundja e Putinit

by Ben Andoni
23/06/2022 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Franca e mori me ngut presidencën e saj në vitin 2022. Intensifikoi takimet me krerët e vendeve të ndryshme të Evropës dhe një pjesë të axhendës së saj ia kushtoi kryesisht vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duke marrë parasysh konjukturat e saj të brendshme, ajo arriti të kalonte shumë syresh dhe madje t’i drejtohej direkt me një modalitet zgjidhje ngërçit të Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut, faktorit kryesor të bllokimit të integrimit evropian të MV-së dhe Shqipërisë. Më kot, kryeministri Rama shpalli ambicien e Shqipërisë të ndahej në planin e vet integrues nga MV-ja: Brukseli ia priti që në fillim se kjo nuk do lejohej, ngaqë modalitetet e zgjerimit janë gati kanonike, kur vendosen njëzëshëm nga evropianët!

Dhe, në samitin e fundit të BE-së, Rama, Vuçiç dhe tashmë dhe Kovaçevski e panë me sytë e tyre se çdo të thotë premtim bosh dhe buzëqeshje nga BE. Të qeshësh me ironinë. Megjithëse të tre zyrtarët e lartë të Ballkanit e dinin dhe mundohen ta shpjegojnë, duket se vendimi i parë i tyre do ishte më i drejti: të mos shkonin fare në Bruksel. Është bërë fare pak përparim në procesin e Zgjerimit qysh nga samiti i fundit në Slloveni, kur ky vend kishte presidencën në tetor 2021.

Të mendosh si është zhgënjimi, mund ta kuptosh kur e sheh te vendet tona: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë gati dy dekada që presin nisjen e negociatave, përmes kushteve, pengesave dhe detyrave, që vetëm shtohen dhe modifikohen. Maqedonia e Veriut pothuaj është shndërruar deri në identitet nga këto kërkesa. Shqipëria pret Godonë, në formë metaforike. Ndaj, kryeministrit aspak karizmatik të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, shprehu pakënaqësinë jo thjesht për dinamikën aktuale të integrimeve evropiane, por edhe duke kërkuar garanci se Bullgaria, si frenues kryesor i procesit, nuk do të vendosë më kushte të reja për vendin e tij. Po kush e di vallë, se nuk do të dalin të tjera syresh?! Në Bruksel sërish vetëm qeshin, sikur duan të kafshojnë.

“Ndjehem mirë që jam në Bruksel si evropian, por edhe keq sepse nuk mund të jemi ende me të drejta të plota si evropianë, por si mysafirë në një shtëpi të ndarë”, tha Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë me zakonin e përdorimit metaforik të argumenteve të veta.

Në fakt, BE-ja nuk e ka të qartë dhe vetë politikën e zgjerimit, ndaj megjithë pezmin e kryeministrave dhe ankesat e vazhdueshme të Vuçiç, duket se nuk ka një datë kur BE-ja planifikon të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor. Kjo është mbase e fundit gjë që presin ballkanasit, ku në rrallë me to Kosova, që ka bërë sakrifica të panumërta, pret ende liberalizimin e vizave dhe Bosnja po përplaset nga dita në ditë me tensione të tre komuniteteve të saj etnike, të lodhur nga një retorikë burokratike e drunjtë e BE-së dhe e zyrtarëve të saj. “Gjatë diktaturës në Jugosllavi qytetarët e Kosovës kanë mundur të lëvizin lirshëm. Që kur janë liruar, çlirimtarët i kanë mbajtur peng”, shtoi Rama, që ka bërë ironi edhe me sëmundjen e Putinit dhe BE-në.

Të gjitha këto i ka shfrytëzuar Vuçiç, sipas mënyrës së tij, që me një analizë sasiore kishte nxjerrë se: ”…nga 24 shkurti, kur filloi pushtimi rus në Ukrainë, në mediat evropiane janë publikuar 2629 artikuj, ku thuhet se Serbia kërcënon të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, se kërcënon sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës”. Por, ndërkohë, Vuçiç ka mohuar gjithashtu se nisma e Ballkanit të Hapur, …”bashkëpunimi ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut – ishte ide e kryeministrit hungarez Viktor Orban apo presidentit rus Vladimir Putin”.

Ndërkohë që ekspertët e shohin me shumë shqetësim edhe propozimin e Macron dhe Michel për të krijuar një komunitet politik, i cili mund të përfshijë gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor dhe partnerë nga Lindja, veçanërisht Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Kjo, jo vetëm, nuk është e dobishme për procesin e zgjerimit, të paktën për Ballkani Perëndimor, por do japë më shumë argumenta kundër tyre, kur të shikohen problematikat reale të këtyre vendeve,

Qershori 2022 tregoi se nga Brukseli vijnë shumë mesazhe inkurajuese, por gjithnjë e me pak vendime konkrete, nga liderë që vetëm qeshin dhe të rrahin shpatullat. BE-ja e ka politizuar kaq shumë procesin saqë shtetet anëtare e përdorin për politikë të brendshme, ashtu si nga ana tjetër është tepër teknik këndvështrimi i Komisionit.

Ka një rrugë por burokratët e Brukselit bëjnë sikur nuk e kuptojnë si duhet: do të ishte më mirë që BE-ja të merrej me detaje teknike derisa vendi kandidat të bëhej gati për të diskutuar Traktatin e Anëtarësimit, në vend të detyrimit shumë të lodhshëm për të gjitha vendet anëtare që të mbështesin njëzëri çdo hap ose ta bllokojnë atë. Duheshin zhbllokuar, por evropianët e kanë mendjen nëse Putin është sëmurë apo jo, që të vazhdojnë të qeshin me Ballkanin, Ukrainën dhe këdo. Tek e fundit, ne jemi për të qeshur, kurse vetë Evropa ka nisur me kohë t’i duken simptomat e sëmundjes. (Javanews)

 

Next Post
“Çmendet” moti në Selanik/ Erë e fortë, shi i vrullshëm dhe thyerje pemësh nëpër rrugë

"Çmendet" moti në Selanik/ Erë e fortë, shi i vrullshëm dhe thyerje pemësh nëpër rrugë

Comments 2

  1. Leka says:
    4 years ago

    Cfare te kerkojme nga BE ku dhe vet ato nuk jane te sigurte ne ekxistencen e saj . Veto per integrimin eshte veprimi me antillogjik qe ka BE ,pasi shtetet anetare me teket e tyre po e demtojne opinionin per te

    Reply
  2. Xhevat Salihu says:
    4 years ago

    Ka filluar ‘’kryengritja’’ e Edi Rames ndaj Europës e mos pyet,Europa ka rënë në pikë të hallit nga turpi.E kanë sjellur vendin në bisht të lahutes e më pastaj ngritin krye pse nuk na vlerêsojn të tjerët.Do zoti e nuk i shkon mendja të i bëjë Rama ndonjë demarsh Europës se me vrullin që e ka përshkuar edhe mundë të e bëjë,pastaj Europa sdo të gjej skutë ku të fshihet nga turpi.Cirk mizerabël.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Kemi kapur Maduron, SHBA kreu me sukses një sulm të madh

Arrestimi i Maduros/ Trump: Ndërpremë energjinë dhe i kapëm në befasi! Paralajmërim Venezuelës: Bashkëpunim ose sulm të dytë!

January 6, 2026
Kërkuan lista të hapura në zgjedhje, Gjykata Kushtetuese rrëzon partitë e vogla

19 kandidatë “në kërkim” për 2 vendet në Gjykatën Kushtetuese, të gjithë në proces “vettingu” (EMRAT)

January 6, 2026
Iran\ Agjentët sulmojnë një spital në Ilam dhe rrëmbejnë protestues të plagosur

Iran\ Agjentët sulmojnë një spital në Ilam dhe rrëmbejnë protestues të plagosur

January 6, 2026
Astrologjia kineze/ Viti i Kalit, çfarë do të sjellë viti 2026

Astrologjia kineze/ Viti i Kalit, çfarë do të sjellë viti 2026

January 6, 2026
SHBA kërkoi kontrollin e Groenlandës, gjashtë shtete evropiane dalin në mbrojtje të Danimarkës

SHBA kërkoi kontrollin e Groenlandës, gjashtë shtete evropiane dalin në mbrojtje të Danimarkës

January 6, 2026
Lumi Ishëm del nga shtrati, situatë problematike në Fushë-Krujë/ Përmbyten qindra hektarë tokë, rrugë të bllokuara në.. (VIDEO)

Lumi Ishëm del nga shtrati, situatë problematike në Fushë-Krujë/ Përmbyten qindra hektarë tokë, rrugë të bllokuara në.. (VIDEO)

January 6, 2026
Akuzoi Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën për një aleancë kundër popullit serb, ministri kroat-Vuçiçit: Duam paqe dhe…

Akuzoi Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën për një aleancë kundër popullit serb, ministri kroat-Vuçiçit: Duam paqe dhe…

January 6, 2026
VIDEO/ “Të penduar që votuan partitë e vjetra”, Arlind Qori: Pas 11 majit, qytetarët u ndjenë pa përfaqësim real

Arlind Qorri refuzon ftesën e Berishës, i përgjigjet me video-mesazh: Jo, jo, dhe jo…

January 6, 2026
Durrës, situatë e rëndë nga përmbytjet në ish-Kënetë/ Banori lëviz me gomone në mes të lagjes: E vetmja mënyrë për të dalë, kam dëme..

Durrës, situatë e rëndë nga përmbytjet në ish-Kënetë/ Banori lëviz me gomone në mes të lagjes: E vetmja mënyrë për të dalë, kam dëme..

January 6, 2026
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Rrugën e Arbrit, dy të plagosur dërgohen te Trauma

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Rrugën e Arbrit, dy të plagosur dërgohen te Trauma

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In