• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Buxheti shtetit në suficit, qeveria e paaftë për shpenzime

by Aalison Pearse Stevens
26/09/2016 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Nga Gjergj Erebara

Të ardhurat e qeverisë shqiptare për periudhën janar-gusht qenë 4.5 miliardë lekë (32 milionë euro) më pak se sa plani i përcaktuar në fillim të vitit, ku muaji gusht më vete shënoi një deficit prej 3.2 miliardë lekësh, bëhet e ditur nga të dhënat statistikore të publikuara nga Ministria e Financave. Ministria e Financave ka realizuar të ardhura në përgjithësi në përputhje me planin e këtij viti për periudhën janar-korrik, por ndarja e të ardhurave vjetore sipas muajve tregon se plani është ndjeshëm më i lartë në pjesën e mbetur të vitit në krahasim me fillimin e saj.

Të ardhurat e muajit gusht qenë 32.6 miliardë lekë nga 35.8 miliardë qe qe parashikuar në plan. Pjesa më e madhe e deficitit duket se është shënuar në të ardhurat nga fondet speciale, ku përfshihen pagesat për sigurime shoqërore e shëndetësore ndërsa deficit kanë krijuar edhe të ardhurat nga Pushteti Vendor. Të ardhurat tatimore të qeverisë kanë shënuar gjithashtu deficit. Për muajin gusht më vete, tatimet dhe doganat mblodhën 883 milionë lekë (6.3 milionë dollarë) më pa se sa plani.

Plani i të ardhurave të qeverisë për vitin 2016, i përgatitur vitin e kaluar, parashikon të ardhura mesatare mujore prej 35 miliardë lekësh, por plani mujor varion nga 27.5 miliardë në muajin mars në 41 miliardë në muajin dhjetor, me një tendencë të dukshme rritëse për pjesën e mbetur të vitit. Për rrjedhojë, ekziston rreziku që deficiti në të ardhurat në krahasim me planin të vijojë të rritet në muajt në vazhdim.

E paaftë për të shpenzuar

Pavarësisht deficitit në të ardhura në krahasim me planin, buxheti i shtetit është aktualisht me suficit, një fenomen i panjohur për Shqipërinë që nga viti 2006, kur qeveria e atëhershme, e sapoardhur në pushtet, kishte vështirësi në realizimin në kohë të shpenzimeve. Për periudhën janar-gusht, shpenzimet e qeverisë qenë 13,7 miliardë lekë më pak se sa të ardhurat, ndërkohë që plani vjetor është për të realizuar një deficit prej 50 miliardë lekësh.

BIRN

ma.me

Next Post
I dyshuari për vrasjen në Sarandë, profil me Kallashnikov në Facebook

I dyshuari për vrasjen në Sarandë, profil me Kallashnikov në Facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Aksident në Lezhë, 16-vjeçari humb kontrollin e ciklomotorit dhe dërgohet te Trauma

October 26, 2026
Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

October 26, 2026
Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

October 26, 2026
Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

October 26, 2026
Luksi në turizmin tonë duhet të jetë si “bukë, kripë e zemër” për të gjithë…

Çfarë kemi brenda, shohim jashtë? Dhe një histori nga Lindja e Largët…

October 26, 2026
Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

October 26, 2026
Trump do ta presë personalisht në SHBA, por sytë do të jenë te Xi Jinping -

Xi Jinping kërkon më shumë besnikëri, kush rrezikon të humbasë pushtetin në Kinë?

October 26, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

October 26, 2026
Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

October 26, 2026
Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

Peskov: Rifillimi i negociatave trepalëshe nuk nënkupton kufizim të operacioneve ushtarake

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In