• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Buxheti në sufiçit, janar-prill rriten me 26% investimet publike

by Java News
01/06/2018 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ritmi i rritjes së të ardhurave buxhetore ka qenë edhe në prill i kënaqshëm, sipas shifrave zyrtare, të publikuara nga zyra e statistikës së ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Të ardhurat
Të ardhurat totale në buxhet për katërmujorin e parë të vitit arritën vlerën e 143.2 miliardë lekëve, me një rritje prej rreth 2.4% krahasuar me një vit më parë. Të ardhurat tatimore u rritën me rreth 3.5%, por një efekt negativ dha rënia e të ardhurave nga ndihmat dhe të ardhurave jotatimore. Të ardhurat e përgjithshme shënuan një realizim në masën rreth 95.8 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 ky zë ka rezultuar rreth 3 miliardë lekë më shumë.

Një ecuri pozitive po vijon me vjeljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, që ka sjellë në arkën e shtetit 44.5 miliardë lekë, nga 41.9 një vit më parë në të njejtën periudhë, me një rritje në masën 6.2 për qind. Ndërkohë, akcizat kanë qendruar në vend me 12.9 miliardë. Importi dhe prodhimi vendas i karburantit rezultuan në rreth 161.878 ton, me një rritje 1% krahasuar me 4-mujorin e vitit 2017, ndërkohë që importi i cigareve u rrit 5%, importi dhe prodhimi i birrës 12%, importi dhe prodhimi i verës me 4%, importi i gazit të lëngët me 11% dhe importi i kafesë me 13%.

Tek renta minerare, të ardhurat për naftën bruto janë rritur me 161 milionë lekë, si rezultat i rritjes së sasisë së eksportuar me rreth 52 mijë ton dhe janë rritur me 74 milionë lekë si rezultat i rritjes së çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare. Ndërkohë, të ardhurat nga mineralet e eksportuara kanë pësuar rënie. Ndërkohë që tatimi (kryesisht i punonjësve) mbi të ardhurat personale ka sjellë 9.6 më shumë fonde në buxhet, në të kundërt, tatim fitimi i ndërmarrjeve po vijon një kurbë rënëse, me 3 për qind më pak të ardhura të arkëtuara se një vit më parë në të njejtën periudhë. Ndërkohë, pushteti vendor shënon një rënie të ndjeshme në të ardhurat, me 11.4 për qind më pak se në periudhën janar-prill 2017. Sa u përket kontributeve, ato kanë vijuar të rriten kënaqshëm, me 10.8 për qind më shumë në sigurimet shoqërore dhe 7.7 për qind në fushën e sigurimit shëndetësor të shtetasve.

Shpenzimet
Ndërkohë, vihet re se qeveria rriti mjaft shpenzimet. Në total ato shënuan 139.9 miliardë lekë, me një rritje në masën 9.1 për qind. Investimet janë rritur me 26.2 për qind krahasuar me vitin e kaluar, megjithëse shpërndarja e tyre gjatë vitit është shumë larg të qenit e njëtrajtshme. Për vitin 2018, janë planifikuar 86 miliardë lekë investime publike dhe në katër muaj janë realizuar vetëm 21% e tyre. Me ritme shumë të ngadalta po ecën edhe kompensimi i pronarëve, ku për katër muajt e parë të vitit janë shpenzuar vetëm 8% e katër miliardë lekëve të planifikuara në buxhetin vjetor, 20 për qind më pak se vjet. Ndërsa për të përndjekurit fatura është edhe më e rrudhur: 71.4 për qind më pak. Rënie e madhe është shënuar për pagesën e papunësisë, me 50% më pak fonde. Ndërkohë, vazhdon të rritet pesha e borxhit publik. Në rast se në katërmujorin e parë 2017 interesat e pagfuara ishin 9.8 miliardë lekë, këtë vit shifra u ngrit në 10.9 miliardë, me një rritje në masën 11.2%. Zëri që po ecën me hap më të shpejtë se parashikimet është ai i shpenzimeve për pushtetin vendor, me 17.5 miliardë lekë ose 35% më shumë krahasuar me një vit më parë. Buxheti ndodhet në sufiçit për rreth 3.3 miliardë lekë.

ma.me

Next Post
Filtri i vettingut, gjyqtarja e Kurbinit Marçela Shehu del sot para KPK-së

Filtri i vettingut, gjyqtarja e Kurbinit Marçela Shehu del sot para KPK-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

July 13, 2026
“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

July 13, 2026
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

July 13, 2026
Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

July 13, 2026
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Protesta është ulur tek “Taivani”

July 13, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Rama: Protestat pasqyrojnë rritjen e pritshmërive të qytetarëve, jo vetëm pakënaqësitë!

July 13, 2026
VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

July 13, 2026
Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

July 13, 2026
Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

July 13, 2026
Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In