• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Buxheti i shtetit, Shqipëria me transparencën më të dobët në rajon

by
18/09/2015 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria renditet ndër vendet me transparencën më të dobët mbi buxhetin në Ballkan, e parafundit dhe me 38 pikë nga 100 të mundshme.

Në lidhje me dhënien e mundësive publikut që të angazhohet në procesin e formulimit dhe realizimit të buxhetit, vendi ynë ka dalë edhe më dobët duke marrë 15 pikë, ndërkohë që mesatarja planetare është 25.

Studimi është realizuar nga Partneriteti Ndërkombetar për Buxhetin, që është një organizatë jofitimprurëse me qendër në Uashington.

Vrojtimi mat transparencën e buxhetit të shtetit, mundësinë e pjesëmarrjes publike në të dhe forcën, profesionalizmin dhe pavarësinë e institucioneve që e mbikëqyrin realizimin e buxhetit. Pjesa më e rëndësishme e vrojtimit janë rekomandimet.

Tek rekomandimet për Shqipërinë, për të përmirësuar transparencën e buxhetit të shtetit, qeveria duhet të publikojë një raport të fundvitit për zbatimin e tij dhe t’ua shpërndajë mediave.

Ndër rekomandimet kryesore ishin dhe organizimi i seancave të dëgjimit të Kuvendit, ose të komisionit përkatës të tij, me pjesëmarrjen e qeverisë dhe të mediave, si dhe krijimi i një zyre të specializuar kërkimore për buxhetin pranë Komisionit të Ekonomisë. /Top Channel/

Next Post

Piu verë të shtrenjtë, Ukraina shpall “non grata” Berlusconin (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com