• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Piu verë të shtrenjtë, Ukraina shpall “non grata” Berlusconin (Foto)

by
18/09/2015 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

​Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, shpallet nga autoritetit ukrainas si “persona non grata”. Liderit aktual i qendrës së djathtë italiane, i është ndaluar hyrja për tre vite në shtetin e Ukrainës.

Ky vendim është marrë nga Komiteti i Sigurisë Kombëtare të Kievit pas vizitës më 11 shtator në Krime të ish-kryeministrit italian nën shoqërinë e presidentit rus Vladimir Putin dhe pa pasur marrëveshje paraprake me autoritetet ukrainase.

Ministria e Punëve të Jashtme ukrainase ka dënuar publikisht vizitën e Silvio Berlusconit dhe Vladimr Putinit në Krime më 11-12 shtator 2015, duke e etiketuar si “një dhunim të normativës ukrainase mbi hyrjen në një territor të pushtuar përkohësisht.

Vizita në Krimenë e pushtuar është një tentativë e Federacionit rus për të legjitimuar me çdo kusht pushtimin e paligjshëm të Krimesë dhe një shprehje e mungesës së respektit për sovranitetin shtetëror të Ukrainës”.

Gjithashtu autoritetet ukrainase kanë kërkuar nisjen e një proçedimi penal për konsumimin e paligjshëm në Krime, nga Putin e Berlusconi, të një vere spanjolle e rrallë 240 vjeçare dhe mjaft e shtrenjtë, e cila e gjendur në territorin e Krimesë është nën mbrojtjen e autoriteteve ukrainase.

Vera e markës Massandra Sherry de la Frontera 1775 me një kosto prej 43500 dollarë qe vera më antike në Europë.

Gjatë vizitës në Krime, ish-Kryeminstri Berlusconi e Presidenti rus Putin bënë homazhe e vendosën lule në Memorialin e viktimave të luftës në Krime.

bac05fbb-b1d2-4a7d-8012-fce431e58cc3-w640-r1-s captureputin rtsnnt-1-736x414 rtsoje-1-589x442

Next Post

Lojtari i Interit "gjuan" Marinën në Instagram, nervozohet Getoari (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com