• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buxheti 2024, nga Teatri Kombëtar te Muzeu i Artit Modern, Veliaj: Do kemi hapësirat më të bukura për artin e kulturën në Tiranë

by Java News
01/12/2023 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prezantimin e projektbuxhetit për vitin 2024, me fokus te arsimi dhe kultura, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ndal te projekti i Teatrit të Ri, Muzeu i Artit Modern, Muzeu Etnografik, Qendra e Panaireve, Teatri i ri i Kukullave etj.

“Teatri i Ri Kombëtar është konceptuar jo vetëm me një sallë të madhe, por edhe me salla të tjera, më të vogla, që mund të jepen për aktivitete, me salla pritje etj. Nëse na mban koha, themelet e teatrit i hedhim këtë dimër, duke qenë se ka një volumetri masive. Plani është që teatrin ta përfundojmë deri në 2026-n, për të pasur hapësirën më të bukur për art dhe kulturë në vend. Njësoj si me stadiumin, i cili përdoret gjatë gjithë javës, na duhet të kemi shumë aktivitete shtesë”, tha Veliaj.

Që nga Muzeu Etnografik i Tiranës e deri te rikonstruksioni i Teatrit të Kukullave, kryebashkiaku foli edhe për projekte të tjera sa i përket artit dhe kulturës në Tiranë.

“Te Sarajet do të jetë Muzeu Etnografik i Tiranës. Tirana ka kulturë, ka veshje, ka etnografi, ka një histori të jashtëzakonshme. Duam që, përveçse të jetë një muze, të jetë edhe atelie për fëmijët. Ajo që pashë është se te Parada e Shqiptarëve më shumë nga të gjithë gëzoheshin fëmijët. Tani duam që ajo eksperiencë e asaj dite, të jetë një eksperiencë e përhershme te Muzeu i Tiranës. Mezi pres të fillojmë punën dhe të kemi një stacion tjetër brenda Unazës së Tiranës, për t’u vizituar. Po përgatitemi për Muzeun e Artit Modern. Siç e dini, kemi një hapësirë të dedikuar te fundi i Bulevardit të Ri. Duam që Tirana të jetësohet në të gjitha cepat e saj. Duam që, Qendra e Panaireve dhe Muzeu i Artit Modern të zhvendosen te Bulevardi i Ri”, u shpreh ai.

Në fund, Veliaj shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që punuan për organizimin e një eventi aq të madh në Tiranë, siç ishte Nata e Bardhë, kur tha se njerëzit panë kartolinën e një Tirane jo perfekte, por të një Tirane që është shumë më mirë se ç’ka qenë./m.j

Next Post
Vrasja e Liridona Murselit, ministrja e Drejtësisë së Kosovës: Bashkëshorti i viktimës u përpoq të fshihte krimin

Dyshohet se pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij, kush është Naim Murseli? Jeta e luksit në Suedi dhe angazhimi si këshilltar i Pacollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

October 27, 2026
Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

October 27, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Përvjetor lufte, ne shqiptarët “agresorë” dhe engjëjt grekë

October 27, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

October 27, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

October 27, 2026
Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

October 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Tetor 2026

October 27, 2026
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

October 27, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In