• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buxheti 2017/ Si ndahen 100 milionë USD për pagat dhe pensionet

by Java News
12/11/2016 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, prezantoi dje në Komisionin e Ekonomisë projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2017. Ministri Ahmetaj tha se buxheti financon 100 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve. Rrogat për arsimtarët, mjekët dhe punonjësit e policisë do të rriten 10 për qind. Pagat e buxhetorëve do të rriten 7 për qind, rrogat e ulëta 36 për qind, ndërsa pensionet 3 për qind. Prezantimi i buxhetit u shoqërua me debate dhe opozita nuk mori pjesë në votimin e kalendarit të punës së komisionit për shqyrtimin e ligjit.

PAGAT

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha para deputetëve të Komisionit të Ekonomisë se buxheti i 2017 është buxheti i rritjes së pagave dhe pensioneve. Ministri tha se për rritjen e pagave dhe pensioneve, fondi i buxhetit llogaritet 100 milionë dollarë. Për rritjen e pagave, Ahmetaj u ndal në kategoritë përfituese si mjekët, infermierët dhe mësuesit. Efekti financiar për rritjen e pagave do të nisë nga 1 prilli.

“Është buxheti i rritjes së pagave dhe pensioneve. Për herë të parë rreth 100 milionë dollarë me efekt 12-mujor për rritjen e pagave dhe pensioneve është fondi më i madh i akorduar në buxhet në këto 25 vjet”, tha ministri. Rritja e pagave për mësuesit do të jetë 10 për qind, ku përfitojnë rreth 36 mijë arsimtarë.

“Fondi i rritjes së pagave vetëm për 2017 me efekt 12-mujor do të ishte 7.2 miliardë lekë. Pagat për mësuesit janë 36.630 punonjës arsimor që do të fitojnë mesatarisht 10 për qind rritje page në 2017. Paga mesatare bruto për një mësues të shkollës nëntëvjeçare në 2013 ka qenë 61.100 lekë, sot është 64.650 lekë. Ndërsa për një mësues të shkollës të mesme ka qenë 64.100 lekë, në 2013 ka shtuar 68.000 lekë”, tha Ahmetaj. Edhe pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten 10 për qind.

“Për vitin 2017, reforma e ndërmarrë për rritjen e pagave në administratën publike shoqërohet edhe me rritjen e pagave të punonjësve të sistemit shëndetësor publik. Pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten me 10 për qind. Përfitojnë 18.415 personal mjekësor dhe infermierë, nga të cilët 4650 mjekë dhe 13.765 infermierë. Fondi i parashikuar për t’u akorduar është 1.5 miliardë lekë”, tha Ahmetaj.

PENSIONET

Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, pensionet do të rriten 3 për qind. Fondi i buxhetit për të financuar rritjen nga 1 marsi do të jetë 2.6 miliardë lekë. Përfitues do të jenë 635 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Ministri Ahmetaj u ndal në Komision në shtimin e numrit të përfituesve nga pensioni social.

“Me sistemin e vjetër, nuk ka ekzistuar koncepti i pensionit social dhe ky është përfitimi i drejtpërdrejtë për qytetarin dhe pensioni social është vendosur 6585 lekë në muaj. Në vitin 2015 përfituan pension social 1175 qytetarë, që do të ishin lënë në mes të rrugës. Në vitin 2016 është shtuar numri i përfituesve. Në 2017 shkojnë qytetarë përfitues të pensionit social do të jenë 5070 qytetarë”, tha Ahmetaj.

DEBATI

Opozita kërkoi që të bëjë oponencën për buxhetin pas përfundimit të prezantimit nga ministri, por nuk u lejua nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, pasi, sipas tij, është në kundërshtim me rregulloren.

Deputetët e opozitës e cilësuan një rast të paprecedentë, por kreu i Komisionit të Ekonomisë u citoi atyre rregulloren që përcakton debatin për buxhetin. “Debati në parim fillon me paraqitjen e buxhetit të shtetit nga ministri i Financave, me dëgjimin e relatorëve kryesorë dhe vijohet me diskutimet e përgjithshme dhe votimin në parim”, citoi Braçe rregulloren.

ma.me

Next Post
Rusia i ndalon hyrjen ish-ambasadorit amerikan, i afërt me Obamën

Rusia i ndalon hyrjen ish-ambasadorit amerikan, i afërt me Obamën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: Irani nën presion, Trump humbet durimin, “në lojë” armëpushimi dhe sanksionet

Analiza: Irani nën presion, Trump humbet durimin, “në lojë” armëpushimi dhe sanksionet

May 10, 2026
Rusia sheh afër fundin e luftës, Putin flet për negociata: I gatshëm të takohem me Zelenskyn

Rusia sheh afër fundin e luftës, Putin flet për negociata: I gatshëm të takohem me Zelenskyn

May 10, 2026
Alarm në ujërat e Katarit, goditet me predhë një anije mallrash

Alarm në ujërat e Katarit, goditet me predhë një anije mallrash

May 10, 2026
Analiza e BBC: Lidershipi i Keir Starmer nën presion, shtohen zërat për sfidë brenda Partisë Laburiste

Analiza e BBC: Lidershipi i Keir Starmer nën presion, shtohen zërat për sfidë brenda Partisë Laburiste

May 10, 2026
Makinë me targa shqiptare dhe simbole naziste alarmon autoritetet, nis verifikimi nga policia shqiptare

Makinë me targa shqiptare dhe simbole naziste alarmon autoritetet, nis verifikimi nga policia shqiptare

May 10, 2026
Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Berisha mes dy qëndrimeve: Raportin e BE-së e quan program të opozitës, ndërsa shpall “armik” të PD ambasadorin e BE-së

May 9, 2026

Praktika e re e paraburgimit, ekspertët: Vendim i domosdoshëm për të drejtat e njeriut

May 9, 2026
Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

May 9, 2026
“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

May 9, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Servet Pëllumbi, i pari dhe i fundit i të urtëve në majat e politikës

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In