• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia i ndalon hyrjen ish-ambasadorit amerikan, i afërt me Obamën

by Java News
12/11/2016 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ambasadori amerikan në Rusi ka konfirmuar se është vendosur në listën e të sanksionuarve nga Kremlini, duke mos iu lejuar hyrja në Federatën Ruse.

Michael McFaul e argumentoi këtë vendim me faktin se “kishte lidhje të afërta me presidentin Barack Obama”, ndërsa shtoi se vizitën në Rusi e kishte planifikuar përpara se Donald Trump të fitonte zgjedhjet, me synimin “për të kryer punët tranzitore të Hillary Clintonit”.

Edhe Ministria e Jashtme ruse konfirmoi ndalimin që i është vendosur atij për të mos hyrë në territorin rus, siç raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.

Përmes një mesazhi të publikuar në Facebook, McFaul tha se “më është komunikuar përfshirja ime në listën e sanksioneve, sepse kam lidhje me Obamën. Megjithatë, unë e marr këtë si një kompliment, sepse Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar shumë rusë të afërt me Putinin”.

“Me sa di unë, George Kennan ka qenë ambasadori i fundit amerikan në ish-Bashkimin Sovjetik që iu ndalua hyrja në Rusi. Një shoqëri e mirë me të. Shpresoj vetëm që të mos jem në këtë listë përjetësisht. Që prej vitit 1983, unë kam jetuar shumë atje dhe kam udhëtuar shpesh në atë vend”.

McFaul është profesor në Universitetin “Stanford”, ndërsa ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Rusi në vitet 2012-2014. George Kennan, i përmendur prej tij, ka mbajtur postin diplomatik në ish-Bashkimin Sovjetik gjatë vitit 1952.

Ai e humbi menjëherë postin e tij, pasi krahasoi kushtet në rezidencën e ambasadorit në Moskë me periudhën e trajtimit të tij gjatë internimit në kampet e nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Përpjekja dëshpëruese e Nishanit për të bërë pis hapjen e negociatave me BE

Këshilli i Sigurisë/ Shefi i SHISH përplaset me Tahirin. Peleshi: 'Kanabizimi' mbi bazë perceptimesh e jo faktesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

November 6, 2026
Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

November 6, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

November 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO / A do vinë izraelitët në Tiranë?! Plani çifut për kryeqytetin sipas Ben Blushit!

November 6, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

November 6, 2026
Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

November 6, 2026
Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

November 6, 2026
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

November 6, 2026
I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

November 6, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

“Mbase do më duhet ta shkatërroj Iranin”, Trump po rimendon luftën, Garda: Sulme pa kufizime në hartë

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In