• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Buxheti 2016/ Qeveria do shpenzojë më pak për të ulur borxhin

by A R
18/11/2015 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka dërguar në Parlament draftin për buxhetin e shtetit të vitit 2016. Në morinë e ligjeve që deputetët kalojnë në një vit, ai i buxhetit është një nga më të rëndësishmit, për shkak se prek drejtpërdrejt ose jo të gjitha familjet dhe bizneset.

Por, çfarë do të sjellë buxheti i ri për qytetarët dhe ekonominë?

Tipari kryesor i buxhetit të vitit 2016 është ashpërsia, ose korrektimi i fortë i llogarive të qeverisë për të ulur borxhin publik. Sipas draftit, vitin e ardhshëm huamarrja e qeverisë do të jetë vetëm 34.4 miliardë lekë, ose 2.2 për qind e prodhimit kombëtar. Ky është niveli më i ulët historik i defiçitit buxhetor, pra borxhit shtesë që merr qeveria në një vit.

Por si do arrihet tek ulja e defiçitit në këtë nivel? Të dhënat tregojnë se, e gjithë barra e uljes së borxhit do të bjerë në krahun e shpenzimeve. Vitin tjetër, shpenzimet e qeverisë do të jenë më të ulëta në vlerë sesa ato të vitit 2014 dhe vitit 2015. Ndërsa, nëse shprehen si raport ndaj prodhimit kombëtar, shpenzimet e qeverisë vitin e ardhshëm do të jenë 2.2 për qind më të ulëta se sivjet.

Megjithatë, këto nuk janë shkurtime që prekin sektorë apo institucione, por vijnë kryesisht si pasojë e lehtësimit të buxhetit nga borxhet e prapambetura. Shlyerja e tyre përfundoi këtë vit, ndaj në vitin 2016 buxheti do jetë i çliruar nga shpenzimet për detyrimet e prapambetura, të cilat dy vitet e fundit kanë marrë nga arka e qeverisë nga 2 deri në 2.5 për qind të prodhimit kombëtar.

Por ndërsa konsolidon nga shpenzimet, qeveria nuk bën të njëjtën gjë në krahun e të ardhurave. Sipas shifrave, edhe pse në vlerë nominale vitin tjetër të ardhurat do të jenë më të mëdha se këtë vit, si raport ndaj prodhimit kombëtar ato tkurren. Rendimenti fiskal përkeqësohet, në një kohë kur qeveria nuk parashikon ulje taksash dhe pret të marrë rezultatet e aksionit kundër informalitetit, pritshmëritë optimiste për të cilin duket se janë reduktuar, të paktën te parashikimet e buxhetit. /Top Channel

Next Post

Kombëtarja në rënie të lirë, humbet të tjera vende në renditjen e FIFA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In